Highlight Meditimi

Medito dhe lufto depresionin

lufto depresionin

Nëse keni hetuar tek vetja elemente të depresionit si:mungesë energjie, shtim të  ndjenjës së pikëllimit, nervozizëm dhe humbje të  interesimit për të bërë ndonjë aktivitet ditor, mos vraponi menjëherë për të marrë medikamente, por provoni meditimin.
Meditimi është vlerësuar si një ndër terapitë më të suksesshme në këtë drejtim. Nisni meditimin me 2-3 minuta në ditë.
E tëra çka ju duhet është një vend i qetë, ku nuk ju ndërpre askush, ndalni telefonin tuaj dhe mbyllni derën.
Tani rregulloni frymëmarrjen tuaj dhe përpiquni të leni ta lini mendjen të lirë, pa ndonjë preokupim. Edhe nëse po ju vjen diçka në mendje, provoni të mos i kushtoni rëndësi. Merrni frymë thellë. Ky është vetëm fillimi i një seancë të thjeshtë meditimi.Për rezultate më të mira, mund të merrni disa orë në ndonjë klub medituesish.
Pastaj bëjeni shprehi të praktikoni rregullisht meditim nga 30 minuta në ditë dhe kështu do të shihni ndryshime pozitive, lehtësim të simptomave të depresionit pa pasur nevojë për ndonjë trajtim mjekësor.