Highlight Yoga

Mbushu energji me Yoga

energji

 

Përzgjedhja e ushqimit që hani me kujdes, gjumi cilësor, hidratimi janë disa prej faktorëve që mund t’ju ndihmojnë të jeni shumë më vital dhe të jeni më të fokusuar në çdo gjë. Megjithatë, ne jetojmë në një botë me shumë dinamikë dhe stres.

Menaxhimi i të gjitha detyrave që kemi nuk është gjithmonë e lehtë. Yoga, me nergjinë e saj unike për trupin dhe mendjen është e përsosur  në ditët kur  ndiheni e lodhur dhe me më pak energji.

Shumë ushtrime të Yoga-s janë tepër efektive. Janë ato që shtrijnë shtyllën kurrizore duke lejuar që energjia të qarkullojë në të gjithë trupin, dhe po ashtu liron gjoksin, duke inkurajuar marrjen e frymës sa më thellë. Kështu ju bëheni më të fuqishëm dhe do t’ju duket sikur po ringjalleni.

Me Yoga do të zhbllokoni energjinë e akumuluar në trup dhe qarkullimin më të mirë të gjakut.

 

Yoga punon me trupin dhe mendjen, nga brenda dhe jashtë njëkohësisht, ndërkohë që disiplinat e tjera punojnë më shumë për dukjen. Me Yoga-n, para se të ndjesh një trup në formë, ti ndjen një forcë dhe energji të brendshme. Nuk ka rëndësi gjinia, si për burrat edhe për gratë është e njëjta gjë.