Highlight Të tjera

Mbushja me mendime të reja do t’ju rilindë

rilindje

Ashtu siç mendon, ashtu edhe do ta kesh. Prandaj, lirohuni nga mendimet e vjetra, të lodhura, të shpenzuara dhe shpirtin tuaj mbusheni  me mendime të freskëta, të reja, kreative, të përshkruara me besim, dashuri dhe mirësi. Në këtë mënyrë me të vërtetë mund të ndryshoni nga fillimi jetën tuaj.

Njëri ndër njerëzit më të mençur që ka pasur ndonjëherë Amerika, Uilliam Xhejms pati thënë se “qeniet njerëzore mund ta ndryshojnë jetën e vet, nëse e ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Njeriu me mënyrën e të menduarit  mund t’ia caktojë vetes rrugën e mossuksesit dhe të pakënaqësisë, por po ashtu mënyra e të menduarit mund ta çojë në rrugën e suksesit dhe të lumturisë. Bota në të cilën jetojmë nuk është në radhë të parë e caktuar  nga kushtet dhe nga rrethanat e  jashtme, por nga mendimet, të cilat zakonisht e përmbushin mendjen tonë. Le t’i kujtojmë fjalët e urta të Mark Aurelit, njëri nga mendimtarët më të mëdhenj antik, i cili tha “Jeta e njeriut është ajo që mendimet e tij bëjnë nga jeta”.

Ndonjëherë thuhet se mendimet janë pjesë e realitetit, se në të vërtetë kanë fuqi efektive. Duke gjykuar nga kjo se sa fuqishëm veprojnë në ne, mund ta pranojmë në tërësi këto deklarata. Me fuqinë e mendimeve njeriu mund ta sjellë veten në situatë të caktuar, por  edhe ta nxjerrë nga ajo. Me mendimet mund t’i sjellim vetës sëmundjen, por në të njëjtën mënyrë edhe të shërohemi  nëse ato janë të orientuara drejt shërimit. Mendoni në mënyrë të caktuar dhe rreth jush do të krijohen pikërisht ato kushte, në të cilat ajo mënyrë e mendimit vërtetohet. Mendoni ndryshe, do të jeni në gjendje të krijoni  thurje tërësisht  tjetër të rrethanave. Shumë më e madhe është fuqia, me  të cilën mendimet  i krijojnë rrethanat, sesa fuqia  me të cilën rrethanat i nxisin mendimet.

Nëse mendoni me optimizëm, për shembull, do të lëvizni fuqitë pozitive, të cilat mundësojnë realizmin e suksesshëm të dëshirave tuaja. Mendimet e kthjella krijojnë rreth jush atmosferën e përshtatshme për mirëvajtje pozitive.  Përkundër kësaj, nëse mendoni me pesimizëm, krijoni rreth vetes atmosferën, e cila mund të gjenerojë vetëm rezultate negative.

Për t’i mbushur rrethanat në të cilat gjendeni, se pari filloni të mendoni mënyrë tjetër. Mos i pranoni pasivisht rastet e pavolitshme, por paraqiteni në mendime pamjen e atyre rrethanave, si ato duhet të jenë. Mbajeni këtë pamje, përpunojeni deri në hollësisë, besoni në të, lutuni të realizohet, punoni për këtë dhe mund ta realizoni mu në bazë të pamjes mendore, e cila  ishte në qendër të mendimeve tuaja optimiste.

Ky është njëri nga ligjet më të larta në gjithësi, një nga zbulimet më të rëndësishme për të fuqizuar njeriun. Ky ligj specifikisht thotë: Nëse  mendoni pozitivisht, do të arrini sukses. Ky është fakt I thjeshtë, në të cilin mbështetet ligji i përparimit dhe i suksesit.

Thënë më pak fjalë BESONI DHE DO TË KENI SUKSES.