Highlight Kura natyrale Lifestyle

Maska që largon rrudhat rreth syve

rrudhat rreth syve

Shumë gra me kalimin e kohës shqetësohen nga rrudhat e shumta që paraqiten në fytyrën e tyre, në veçanti në zonën rreth syve.

Maska me pluhur të kakaos do t’ju ndihmojë në luftimin e radikalëve të lira që sulmojnë lëkurën tuaj. Ajo gjithashtu do të ndihmojë mbajtjen e lëkurës sa më të butë…

Po ashtu maska me pluhur kakao rritë prodhimin e kolagjenit, shton elasticitetin dhe ruan butësinë e lëkurës tuaj.

Kur bashkohet me avokado,rritë mundësitë për  prodhimin e kolagjenit dhe kështu ndihmon në trajtimin e lëkurës dhe rrudhave të plakjes. Ka edhe kanellë në recetë, pasi ndihmon në zvogëlimin e poreve të zgjeruara, po ashtu dhe mjalti i cili është një përbërës i pazëvendësueshëm për trajtimin e lëkurës tuaj.

Përbërësit:

-Një lugë e mesme pluhur  kanell, një avokado, dy lugë të mesme mjaltë të pastër,3 lugë të mesme pluhur kakao.

Përgatitja:

Përziej të gjithë përbërësit në një tas deri sa të merrni një përzierje të butë si ngjitës. Aplikoni përzierjen në fytyrë para në mbrëmje dhe lëreni të veprojë për  25 minuta.

Pastaj lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë.

Përsëriteni këtë proces dy herë në javë.