Highlight Shëndeti

 Magjia dhe mrekullitë në fushën e shëndetit

shëndeti
“Nuk janë mrekullitë ato që bien ndesh me ligjet e natyrës. Janë njohuritë tona rreth natyrës që na pengojnë t’i kuptojmë mrekullitë.”

~Shën Agustini

Shumicën e kohës ne duhet të ndihemi energjikë, të shëndetshëm e të lumtur. Sepse,  pikërisht për këtë kemi lindur, që ta gëzojmë jetën.

Por, në realitet, shumë njerëz nuk ndihen kështu gjithë kohën, madje ka nga ata që nuk ndihen mirë asnjëherë. Shumë njerëz kanë sëmundje të pashërueshme ose problem me organe të ndryshme të trupit, që nuk u funksionojnë sic duhet. Disa kanë problem të shëndetit mendor dhe vuajnë nga depresioni; dhe të gjitha këto flasin për një shëndet që s’është aspak i përkryer.

Mirënjohja është mënyra më e shpejtë që unë njoh për ta përmirësuar si me magji shëndetin fizik e mendor, në mënyrë që gjithkush ta gëzojë jetën ashtu siç i takon.

Të gjitha mrekullitë që ndodhin në fushën e shëndetit janë thjesht pasojë e faktit se shëndeti rikthehet plotësisht e në mënyrë të menjëhershme në trupin e njeriut.

Forca magjike e mirënjohjes e rrit rrjedhën natyrale të shëndetit në trupin dhe mendjen e njeriut, gjë që përshpejton procesin e shërimit. Këtë e kanë treguar studime të panumërta.

Sekreti – Magjia/ Rhonda Byrne