Highlight Shëndeti

Lufto sëmundjet me mendime të përkryera!

sëmundjet

Në kohërat modern çdo të dytin njëri e dëgjojmë tek sa ka ankesa të ndryshme shëndetësore…dhe, pa dyshim që të gjitha këto po i shkakton jeta dinamike dhe stresi i madh gjatë ditës. Por a e keni menduar se njeriu mund ta ndihmojë vetën shumë në lirimin nga këto probleme përmes të ushqyerit të mendimeve të përsosura…

Në parim e gjithë kjo mund t’ju duket e pamundur, por asnjëherë mos thoni jo për diçka që se keni provuar.  Ushqe mendime të përkryera. Sëmundja nuk mund të ekzistojë në një trup që ka mendime të harmonishme . Dije që ka vetëm përkryerje dhe nëse e vëzhgon atë, atëherë e tërheqë të vetja. Mendimet e papërsosura janë shkaku i të gjitha  të këqijave të njerëzimit, përfshirë sëmundjet, varfërinë dhe trishtimin.

Provoni ti thoni vetës se ju jeni përsosmëria dhe se ju ushqeni vetëm mendime të përsosura…Largoni nga trupi i juaj çdo ngurtësi dhe mungesë zhdërvjelltësie. Përqendrohuni  duke e shikuar atë si të ndryshueshëm dhe të përkryer, tamam si trupin e një fëmije, dhe që atëherë çdo dhimbje kyçesh do të të zhduket…

Mendoje metoden  tënde për të pasur gjendjen e përkyer shëndetsore, trupin e përkryer , peshën e përkryer dhe rininë e përjetshme. Mund ta realizosh duke menduar vazhdimisht për përsosmërinë.

Nëse ke një sëmundje dhe përqendrohesh në të duke u folur njerëzve rreth saj, do të krijosh më shumë qeliza të sëmura. Shikoje vetën duke jetuar në një trup të shëndetshëm e të përsosur. Lërë në dorë të mjekut të kujdesët për sëmundjen tënde.

Një prej gjërave që njerëzit bëjnë shpesh cur kanë një sëmundje është se ata flasin për të gjatë gjithë kohës. Kjo ndodhë ngaqë mendojnë për të gjatë gjithë kohës, prandaj dhe i shprehin me fjalë mendimet e tyre. Nëse ndihesh pak pa qejf, mos fol për të, nëse nuk do të bëhesh më kec. Dije që shkaku i kësaj gjendjeje ka qenë mendimi yt dhe provo të mendosh e të thuash se ti je mire dhe se ndihesh më  të vërtetë mirë.

Nuk mund të sëmuresh vetë, nëse je i bindur për të kundërtën, të mendosh se mund të sëmuresh, nuk bën gjë tjetër veçse e fton sëmundjen nëpërmjet mendimit tënd. Edhe nëse dëgjon njerëzit tek flasin për sëmundjen e tyre, ti fton sëmundje. Ndërsa dëgjon, ia kushton të gjitha mendimet dhe përqendrimin e sëmundjes, dhe kur  ia kushton të gjitha mendimet  diçkaje, e thërret atë.Dhe, sigurisht që nuk po i ndihmon këta njerëz. Po i shton energji sëmundjes së tyre. Nëse do ta ndihmosh vërtet atë person, nëse mundesh, ndryshoje temën e bisedës duke e zhvendosur në gjëra pozitive ose përndryshe largohu…Nëse largohesh përqendroji  fort mendimet dhe ndjesitë e tua për ta parë atë person me shëndet të mirë, pastaj çliroji ato.

Për Bob Dyle, kur njerëzit përqendrohen plotësisht tek ajo që nuk shkon mirë dhe te simptomat e tre, nuk bëjnë gjë tjetër veçse i përshpejtojnë ato. Shërimi nuk do të vijë derisa ta kalojnë vëmendjen nga të qenit i sëmurë tek të qenit mirë. Sepse kështu funksionon ligji i tërheqjes.

Kujtoni aq sa të mundeni se çdo mendim i pakëndshëm është diçka e keqe  që e fusim në trupin tonë.