Highlight Shëndeti

Llampa me kripë Himalaje është anti stres

Llampa me kripë Himalaje

Përmes shkrimeve të shumta në Unik Portal, kemi arritur të sjellim shumë informacione mbi rëndësinë dhe efektet shëndetësore të llampës me kripë Himalaje.

Një tjetër përfitim i mundshëm shëndetësor i llambës me kripë Himalaje është reduktimi i simptomave të ankthit.

Sipas terapisë së ngjyrave, shkëlqimi i ngrohtë rozë deri në portokalli i llambës me kripë Himalaje  ka veti  qetësuese dhe  sjell më shumë lumturi për ju.

Përveç kësaj, si një pjesë e vërtetë e natyrës,  kripa e Himalajeve liron jonet negative si një ujëvarë (por në sasi shumë më të vogla).

Kështu, duke liruar jonet negative në ajër, kjo llampë mund të ndihmoj në zvogëlimin e ankthit dhe gjithashtu të inkurajojnë një atmosferë relaksuese për gjumë.

Shumë njerëz i mbajnë këto llampa në dhomën e gjumit që të jenë sa më afër vetive qetësuese e relaksusese të kripës së Himalajës.

Por, ju mund të pyesni vetën pse jonet negative janë kaç të rëndësishme?

E vërtetë, jonet negative nuk mund të shijohen, të nuhatën apo ti shihni.

Pasi që jonet negative arrijnë në qarkullimin e gjakut, besohet se prodhojnë reaksione biokimike që rrisin nivelet e serotoninës.

Serotonina është hormoni i lumturisë. Duke u rritur nivelet e këtij hormone ju ndiheni më mirë, më të lumtur, me më pak simptoma të depresionit, stresit dhe do të keni energji pozitive gjatë gjithë ditës.