Highlight Të tjera

Lironi stresin, dhe filloni të jetoni. Ky është momenti juaj!

stresin

 Jeta është e mbushur me stres. Kjo nuk është një surprizë.

Sidoqoftë, është detyra juaj që të merreni me gjithë këtë stres të grumbulluar ndër vite.

Është e qartë se stresi është një problem dhe nuk do të largohet nëse nuk bëjmë diçka për këtë. Për fat të mirë, ka praktika, truke dhe teknika të pafundme që mund t’i përdorni për ta menaxhuar atë dhe për të jetuar një jetë më të lumtur.

Ja ku janë 5 teknika që t’ju ndihmojnë të lironi stresin.

Ky është momenti juaj. Largoni stresin një herë e përgjithmonë!

1. Dëgjoni muzikë të mirë;


Shumë studime kanë treguar që muzika, këngët ritmike, ndihmojë në lirimin e stresit. Prandaj, praktikojeni muzikën. Dëgjojeni atë nëse jeni duke ecur, vrapuar, jeni në veturën tuaj, duke fjetur etj.

2. Notoni;


Një studim i publikuar në “International Journal of Stress Management” zbuloi se përderisa ju jeni në ujë, ju ulni nivelin e hormoneve të stresit, ulni tensionin si dhe simptomat depresive.

3. Largohuni nga telefoni ;


Largoni telefonin tuaj. Ai mund t’ju rikujtoj pa mëshirë se sa të stresuar jeni tani. Bëni diçka produktive, lexoni një libër.

4. Reflektoni momentet e juaja paqësore, të lumtura;


Është e ditur se janë dy mënyra për të kultivuar lumturinë: fokusimi në të tashmen, dhe reflektimi në memoriet e lumtura të kaluara.

5. Fol me veten;


Nuk keni se me kë të flisni? Flisni me veten. Studimet tregojnë se të flisni me veten po ashtu mund t’ju ndihmojë të lironi stresin.