Highlight Receta

Limonada “Njëbrirëshi”, pija më interesante për të gjithë familjen

limonada

Kjo pije shumëngjyrëshe, është me të vërtetë pija më perfekte e verës. Duket mrekullueshëm në gotë dhe për ata që pëlqejnë limonadën është thjesht perfekte!

Ja se si duhet ta përgatisni këtë limonadë të shijshme.

Përbërësit:

3 gota ujë;

Ngjyra ushqimi, rozë, violetë dhe kaltër.

Mjaltë;

1 shishe limonadë shtëpie;

dekorime (sprinkles) shumëngjyrëshe;

Mënyra e përgatitjes:

1. Ndani ujin në tre gota. Ngjyrosni ujin me ngjyrat e blera më parë. Njërën gotë me ngjyrë rozë, tjetrën me ngjyrë violet dhe të tretën me ngjyrë të kaltër.

2. Ujin vendoseni në enën për kube akulli. Secilën prej ngjyrave vendoseni vec e vec në këtë enë. Futni të ngrihen. E kështu ju do të keni në mëngjes kube akulli prej secilës ngjyrë.

3. Merrni gotat ku do ta vendosni limondan. Ktheni në mjaltë përmbys, që vetëm pjesa ku mund të pish të jetë e mbuluar me mjaltë. Pastaj ktheni gotat në dekorimet (sprinkles) me ngjyra.

4. Shtoni akujt nga një prej secilës ngjyrë në gotë.

5. Shtoni limonadën e përgatitur më parë me limon të shtrydhur, dhe ju bëftë mirë!