Highlight Storie Inspirimi

Ligji i tërheqjes jeni JU!

Ligji i tërheqjes

Ligji i tërheqjes është ligji më i famshëm i motivimit dhe suksesit në jëtë.

Disa ekspertë për vetëndihmë thonë që Ligji i tërheqjes ndoshta daton që para 6.000 ose 7.000 viteve. Aty përmenden  traditat mistike dhe besimet e njerëzve.

Eksiston një formulë e thjeshtë, të cilën ti mund ta përdorësh për ligin e tërheqjes e që, njëkohësisht, të të vendosë ty në një pozicion të favorshëm ndaj cdo personi, situate apo rrethane.

Me siguri e keni dëgjuar thënien e vjetër që e ngjashmja tërheq të ngjashmen. Mendoni për këtë gjë dhe pak a shumë do ta keni të qartë se çka është Ligji i tërheqjes.

Sa i përket ligjit të tërheqjes, për të eksiston vetëm një person në botë- TI!

Për të nuk eksiston askush tjetër. Je vetëm ti, pasi Ligji i Tërheqjes u përgjigjet vetëm ndjenjave të tua.

Për të vlenë vetëm ajo që ti ndjenë.

Dhe, kjo është e njëjtë për këo tjetër.

Pra, në të vërtetë. Për ligjin e tërheqjes “personi tjetër” je ti, dhe “ata të tjerët” je prapë ti, pasi gjithçka ti ndjenë për këdo tjetër, ti e sjellë drejt teje.

Atë që ti ndjenë për dikë tjetër, atë që ti mendon për dikë tjetër të kthehet ty.
Çfarëdo që ti i bën dikujt tjetër, në fakt ti ia bën vetës. Nësë gjykon apo kritikon dikë, në fakt, ti ia bën vetës. Po kështu, nëse përcjell dashuri apo vlerëson dikë.

Për ligjin e terheqjes nuk ka tjetër përveo teje.,

Kështu që nuk bën diferencë nëse dikush tjetër ka çfarë ti dëshiron. Nëse ti ndjenë dashuri për të, ti e përfshinë në jetën tënde.

Gjithcka që ti nuk e dëshiron, thjeshtë shpërfillë pa e gjykuar. Dhe, kështu ti nuk e përfshin atë në jetën tënde.