Dashuria Highlight

Ligji i Dashurisë

UNIVERSI

Universi

udhëhiqet nga ligjet e natyrës. Fluturimi me aeroplan është i mundur pasi aviacioni në harmoni me këto ligje. Ne mund të fluturojmë jo sepse ndryshuan ligjet e fizikës, po sepse gjetëm mënyrën për të qenë në harmoni me to, pikërisht kështu u mundësua fluturimi. Ashtu si ligjet e fizike udhëheqin aviacionin, elektricitetin dhe forcën e rëndesës, ashtu ka edhe një ligj që udhëheqë dashurinë. Në mënyrë që të shfrytëzosh forcën pozitive të dashurisë, duke ndryshuar kështu jetën tënde, duhet më parë të kuptosh ligjin e saj, ligjin më të jashtëzakonshëm në univers-ligjin e tërheqjes.

Ligji i tërheqjes është ai që mban yjet në qiell, nga më i madhi te më i vogli, ai që formon çdo atom e çdo molekulë. Forca e tërheqjes së diellit mundëson qëndrimin e planetëve në sistemin diellor, duke mos i lejuar ata të shpërndahen në hapësirë. Ligji i tërheqjes te graviteti është ai që na mban me këmbë në tokë e, gjithashtu çdo person, kafshë, bimë ose mineral. Forca e tërheqjes vepron te çdo kafshë mbi tokë, te çdo peshk ne det dhe te çdo shpend në qiell, duke i drejtuar ata drejt shumimit për të formuar tufa me kope.

Forca e tërheqjes mban bashkë qelizat e trupit tënd, orenditë në shtëpinë tënde, mobiliet mbi të cilat ulesh, ajo mban makinën në rrugë dhe ujin në gotë. Gjithçka ti përdorë qëndron si i tillë si rezultat i forcës së tërheqjes.

Tërheqja është ajo forcë që i shtyn njerëzit drejt njëri tjetrit. Ajo i shtyn njerëzit të formojnë qytete e shtete, grupe, klube dhe shoqëri, në të cilat ata ndajnë interesa të përbashkëta.

Tërheqja është forca, e cila njërin e shtyn drejtë shkencës e tjetrin drejt gatimit, disa drejtë sporteve e të tjerë  drejt rrymave muzikore apo kafshëve shtëpiake. Tërheqja është forca që të shtyn drejt gjërave e vendeve të preferuara, është forca që të shtyn drejt miqve e njerëzve që do. Është dashuria…