Highlight Storie Inspirimi

Lidhni jetën tuaj me motivacionet që lexoni!

motivacionet

A ju frymëzojnë gjërat interesante dhe të bukura. Ato përfshijnë premtime për një jetë më të bukur.

Por gjëja më e mirë që mund  të thuhet për gjithë këtë është udhëtimi nga realiteti ku jemi deri tek ëndrra.

Kur njerëzit e dinë saktësisht se ku janë, prej atij vendi mund të shkojnë diku tjetër.

Kur lexojmë diçka të pavërtetë, nuk ka asnjë rrugë për në shtëpi.

Nga ana tjetër, e vërteta është e qartë, e plotë dhe që s’mund ti rezistosh dot. Është solide dhe e fortë, që të na mbajë teksa ngjitemi.

E vërteta është bukuri.

Sa më realist të jemi me vetën aq më shumë energji dhe përqendrim mbledhim.

Nuk kemi pse të mbajmë mend çfarë i thamë njërit dhe çfarë i thamë tjetrit.Një nga shpjegimet më të mira të bukurisë së integritetit është shprehur nga Nathaniel Branden në librin “Gjashtë shtyllat e vetëvlerësimit”.

Të vërtetën dhe integritetin i sheh si pjesë pozitive të procesit të vetëvlerësimit.

Sipas këndvështrimit të tij, ne nuk i detyrohemi moralitetit të të tjerëve që të jemi të  ndershëm, por  i detyrohemi vetes sonë.

E vërteta ju çon drejt një niveli më të besuar në marrëdhëniet me të tjerët dhe me veten tuaj.

Dobëson frikën dhe rritë ndenjen tuaj të kontrollit personal.

Gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat gjithmonë do të peshojnë mbi ju, ndërsa e vërteta do t’ju pastrojë të menduarin dhe do t’ju japë energjinë dhe qartësinë e nevojshme për vetë motivimin.