Familja Highlight

Leximi në shtëpi mund të bëjë një ndryshim të madh

leximi

Lexoni në shtëpi së bashku me fëmijët tuaj!

Bëjeni të lexuarit një pjesë të familjes suaj. Koha e shpenzuar me më të dashurit tuaj është shumë e rëndësishme. Por, përse mos ta bëni një pjesë së kësaj kohe të vlefshme për fëmijët tuaj? Më poshtë mund të gjeni disa ide se si të inkuadroni më shumë leximin në rutinën e fëmijëve tuaj.

-Lexojini atyre më shumë përralla para gjumit,
-Vizitoni librarinë lokale,
-Lexoni një recetë dhe gatuani atë së bashku;
-Krijoni një hapësirë të këndshme të leximit në shtëpinë tuaj;
-Vendoseni fëmijën tuaj në krye për të lexuar listën e gjërave që duhen blerë gjatë pazarit.

Zgjidhni libra që janë të përshtatshëm për nivelin e të lexuarit për fëmijën tuaj:

Përdorni rregullin e pesë gishtave. Hapeni librin në çfarëdo faqe dhe pyetni fëmijën tuaj të lexojë. Numëroni cdo fjalë që fëmija juaj nuk mund ta kuptonte. Nëse keni ngritur te pesë gishtat para se fëmija juaj të lexojë të tërë faqen atëherë ky libër është mjaft i vështirë për atë.

Zgjidhni libra që përshtatën me interesat dhe pëlqimet e fëmijëve tuaj.

Mbani në shtëpi një sërë materialesh që mund të lexohen si libra, magazina, revista, gazeta dhe libra komikë.