Highlight Storie Inspirimi

Letër motivuese  vetës!

letër motivuese

Së pari, më lejo të filloj duke të të  thënë se është normale nëse e e ke kuptuar që nuk po ndihesh ashtu siç duhet të jesh. Pra, nëse ke nevojë për të marrë lirshëm  frymë, për të qarë, për ta ulur kokën, për të vështruar nga dritarja ose për të ecur…bëje.  Bëje këtë, nuk e ke asnjë pengesë. Falënderoj Perëndinë për gjithçka, beso ti je me fat. E dashur vete, hidhi një sy të gjitha gjërave të bukura rreth teje dhe lërë stresin anash për një çast.

Kupto çfarë mund të ndryshosh dhe çfarë nuk mundesh. Më e rëndësishmja, prano atë që nuk mund të ndryshosh.

Rri në paqe me të, qoftë edhe për një moment. Thuaj një lutje për zemrën tënde të pakënaqur që të ngushëllohesh duke e ditur se Perëndia është me ty në çdo gjë.

Mos harro ta falënderosh  Atë përsëri. Mirënjohja e pafundme do t’ju çojë larg.

Kur vendos  se je gati për t’u përballur me gjërat që mund të ndryshosh,jep 100% nga vetja. Kjo nuk do të thotë përsosmëri 100%.

Është e rëndësishme të dimë ndryshimin. Filloni duke bërë një plan. Shkruaje në një letër, mbaje mend, vendose para pasqyrës, bëj ashtu siç është me lehtë lehtë për ty.

Mendo logjikisht sipas planit tënd, merri parasysh pikat e forta dhe dobësitë tua.

Mos harro të bësh  gjërat e vështira së pari, pastaj gjërat e lehta do t’ju vijnë më të ëmbla në fund.

Bëj një listë kontrolli, përdor një aplikacion, tregoj mikut tënd më të mirë në lidhje me të në mënyrë që ai të mund t’ju mbaj përgjegjës gjithashtu. Ti je gati për një sfidë të re dhe energjia pozitive është brenda teje.

Nëse ndonjëherë e ndjenë se je në pikën më të ulët, mbaj mend se vendi i vetëm që mund të shkosh  është lart. Gjej siguri në dobësi. Më e mira ende s’ka ardhë.

Mos ki mëshirë për veten. Përkundrazi, puno më shumë për ta bërë situatën tënde  më të mirë.

Bëhu i lumtur. Ka kaq shumë gjëra për të qenë mirënjohës.

Pyet kur ke nevojë për ndihmë. Askush nuk mund ta lexojë mendjen tënde.

Koha nuk do të ndalet për ty. Shqetësimi dhe negativiteti është thjeshtë  humbje kohe.

Asgjë nuk do të ndryshojë situatën tënde  më shumë sesa ndryshimi i qëndrimit tënd. Perspektiva është gjithçka. Ji mirënjohës për përpjekjet tua, sepse ka një mësim për t’u mësuar në fund të saj.

Ji i fortë dhe mos harro që je në duartë e Perëndisë. Gjithçka do të funksionojë. Ajo mund të mos jetë sot ose nesër, por përfundimisht gjërat  do të bien në vend dhe ju do të kuptoni se beteja ishte e vlefshme.

Ti mund të pushtosh  çdo gjë që ti vendos në mendjen tënde. Pra, merr frymë, dhe vazhdo merr përsëri. Gjithçka nis këtu dhe vazhdon të rritet…

Me shumë dashuri, UNË