Familja Highlight

Letër e hapur për të gjitha nënat; Ju e meritoni botën dhe një ditë do t’jua japim!

nënat

 

Ne të gjithë jemi rritur duke pasur  dikë si model dhe shpesh jemi deklaruar rreth asaj se si kush duam të jemi!.  Ndoshta shumë nga ju kanë pasur ëndërr të bëhen si një këngëtare apo aktore!

Sigurisht kjo gjë është e mrekullueshme, por a ju ka shkuar mendja te nëna juaj?

A je ndalur ndonjëherë dhe ke menduar për të gjitha gjërat e mahnitshme që ka bërë nëna jote për ty? Të gjitha gjërat që ke marrë nga ajo? Ku do të ishe sot pa nënën tënde?

Është e pabesueshme të mos mendoni për këto gjëra,dhe të mos i premtoni vetës që të bëheni të dashur, sjellshëm, kujdesshëm ndaj “Perëndisë Nënë”.Keni gabuar nëse nuk jeni ndalur të thoni “Faleminderit” për të gjitha gjërat e mrekullueshme që ajo ka bërë për ty dhe të gjitha sakrificat e saj.

Kjo letër është për të gjitha  nënat që kanë rritur fëmijët e tyre me dashuri dhe sakrificë…

Nënë…

“Dua të të them sa e vlefshme je për mua, ndoshta jam egoist  e ndonjëherë mosmirënjohës. Unë po të shkruaj këtë letër  dhe po përpiqem të të tregoj atë që ndjej brenda vetës për ty. Ti je një grua e fortë dhe ke hijsheshinë e Botës. Unë jam person i bekuar, më i bekuara i Zotit, që u rrita nga ti. Ti që më mësove mbi të mirën dhe të drejtën.

Lutem çdo natë që një ditë të jem njeri i suksesshëm sa ti. Ti nuk je vetëm një grua në këtë Botë, ti mbi të gjithë je NËNË…

Sot kur njerëzit më pyesin se kënd e kisha idol kur isha e vogël, përgjigja ime është “Në vegjëli të famshmit e ekranit ndërsa tani nëna ime”. Po nënë, kjo është sot përgjigja ime për të gjithë ata që më pyesin për këtë. Ti je nëna më e mahnitshme që njoh, njeriu i sakrificës, lotëve, mbështetjes e krenarisë.

 

 

Lutëm përditë që ta kuptoj edhe më shumë se sa mahnitëse je. Lutem që Zoti të ma shtoj dashurinë për ty, ndjenjën e respektit e kujdesit.

Lutem të jem i gatshëm të të tregoj në çdo sekond se sa të dua… Unë lutem për gjithë këtë, sepse kurrë nuk e kam kuptuar se sa e rëndësishme ke qenë për themelin tonë të familjes dhe shpresoj që një ditë vëllezërit dhe motrat ta kuptojnë këtë. Ti e meriton botën dhe një ditë do ta japë atë. Vetëm në fytyrën tënde bukuria nuk është venitur asnjëherë, sytë e tu që shkelqejnë kur më shohin i dua edhe sot”.

 

Me shumë dashuri, fëmiu mirënjohës i një nëne