Highlight Receta

Lazanja me mish pule dhe kërpudha

lazanja

Lazanja është gjellë e përsosur për drekë ose darkë gjatë sezonit të ftohtë ose të nxehtë – është e shijshme dhe shumë e kënaqshme. Për përgatitjen, duhet të keni mjaft kohë dhe përbërës.

Lazanja më e shijshme që keni ngrënë ndonjëherë!
Unik Portal dëshiron të ndajë këtë recetë unike për lazanja më të shijshme e cila nuk është e vështirë për tu përgatitur!

Përbërësit:

1 gjoks pule;
Vaj bimor;
500 gram këpurdha;
200 ml krem hopla;
djath kaçkavall;
petë lazanja;

Mënyra e përgatitjes:

1. Ndajeni mishin dhe skuqeni në vaj;

  1. Preni kërpudhat dhe shtoni në tiganin e njëjtë me mishin. Lërini të piqen në temperaturë më të ulët për 10 minuta.
  2. Derdhni kremin dhe lëreni të zihet, mbuluar për rreth 7 minuta
  3. Ngrohni furrën.
  4. Zgjidhni një tepsi furre për lazanja dhe vendosni për pjekje. Lyjeni me gjalpë.
  5. Vendosni me rend petat e lazanjës kështu duke e përsëritur një rend petë dhe një rend fill me kërpudha dhe mish pule deri sa të krijohen 4 rende. Rendi i fundit duhet të jetë i mbuluar me kaçkavall.
    7. Piqeni për 40 minuta.Ju bëftë mirë!