Highlight Të tjera

Lajmet negative po e shkatërrojnë jetën tuaj…!

Lajmet negative

Nëse jeni një ndjekës i rregullt i programeve kryesore të lajmeve, atëherë i përkisni një kulti tepër bindës dhe hipnotizues. Ju duhet të ç’programohemi. Filloni duke ndryshuar mënyrën se si dëgjoni thashethemet në radio, lajmet dhe emisionet e kota televizive.

Largoni, të gjitha mendimet negative, cinike dhe skeptike që tani i lejoni të kalojnë në mendjen tuaj të pakontrolluara sa herë dëgjoni lajmet.

Lajmet nuk janë  ato të vërtetat. Janë lajmet e këqija. Është një tronditje e qëllimshme. Sa më shumë ti pranoni si lajme, aq më shumë besoni se “kështu ndodhë”, dhe aq më të frikësuar bëheni.

Si mund të ndryshojmë?

Në vend që të merakoseni për krimet dhe plogështinë dhe çfarëdolloj gjëje që do të donit të ndryshonit në botë, shpeshherë është shumë motivuese të mbani parasysh fjalët e Gandhi-t, i cili ka thënë, “Ju duhet të jeni ndryshimi që doni të shihni.”

Në të shumtën e rasteve programet televizive i mbushin njerëzit e dhënë pas dukurive negative dhe jo njerëzit që kanë përmbushur veten e tyre dhe punojnë për ndryshimin e vetës në heshtje dhe pa bërë bujë.

Dhe është ndikimi i tyre jo ai i krimineleve që do të ndryshojë faqen e shekullit të ardhshëm.

Shpeshherë nuk kemi mundësi ti anashkalojmë lajmet e krimeve dhe të skandaleve, kështu që është mirë ti dëgjojmë në një mënyrë që e largon efektin e tyre.

Këtë gjë e bëjmë mirë kur anashkalojmë tabloidet në arkën e dyqaneve ushqimore.

Sapo të bëheni të zotë në de faktorizimin e aspekteve negative të medies së sotme, çojeni një hap më tej:krijoni lajmet tuaja.

Bëhuni vet lajmi i fundit.

Mos shikoni medien që t’ju thotë se çfarë po ndodhë në jetën tuaj.

Bëhuni ajo që po ndodhë!