Highlight Storie Inspirimi

Ky zjarrfikës e shpëtoi një vajzë të vogël. Ajo ia ktheu këtë të mirë pas 17 vitesh

zjarrfikës

Ky zjarrfikës vite më parë e shpëtoi këtë vajzë të vogël. Por, edhe ajo ia ktheu këtë të mirë pas 17 vitesh

Shumë vite më parë, një zjarrfikës i quajtur Mike Hughes shpëtoi nëntë-muajshën Danielle Davison nga një zjarr në shtëpinë e saj.

Por ajo që tashmë është një histori e bukur nuk përfundon vetëm me këtë shënim të lumtur.

“Kur mbërritëm, një pjesë e madhe e shtëpisë ishte e mbushur me flakë. E gjeta Danielle-n duke u fshehur në krevatin e saj për fëmijë.” Kujton Mike.

Disa vjet më vonë, ai donte të zbulonte se çfarë kishte ndodhur me fëmijën që kishte shpëtuar.

Duke e gjetur atë në Facebook, ai i dërgoi një mesazh: “Unë mendoj se një herë ju nxora nga një zjarr kur ishit ende një vajzë shumë e vogël.”

Nga ky moment e tutje, ata nuk ndaluan të flasin; Mike u bë babai i dytë për Danielle.

17 vjet pas zjarrit në shtëpinë e saj, Danielle ftoi Mike-in në ceremoninë e saj të diplomimit, si shpëtimtari i saj i vetëm dhe mik i ngushtë.

Mike qau kur dëgjoi fjalimin e Danielle në ceremoninë: “Prania e Mike këtu është me të vërtetë e rëndësishme për mua.

Unë gjithmonë qaj nga lumturia kur mendoj se si gjithçka mund të ketë qenë kaq e ndryshme. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishte për ty. ‘