Highlight Modë & Bukuri

Ky eliksir i “çmendur” është sekreti i rinisë së modeles Elle Macpherson

Elle Macpherson

Si një supermodele, Elle Macpherson ka akses në produktet e bukurisë më të mira në botë, mirëpo ajo beson që shkëlqimi I lëkurës nuk vie nga ajo që ne vendosim në të, por nga ato që fusim brenda në organizmin tonë.

Udhëtimi I saj me ushqim të shëndetshëm filloi kur kishte probleme me tretjen.

“Shpesh ndihesha e fryrë, dhe ushqimi që haja nuk tretej mirë. E kështu vendosa të hulumtoj më shumë e ushqej trupin tim shëndetshëm.”

Ajo gjithmonë fillon ditën me një gotë ujë të ngrohtë dhe limon, pastaj me një smoothie të gjelbër që përmban: hudhër, xhinxher, turmeric, majdanoz, selino, tranguj, seleri, sallatë të gjelbër, limon, gjysmë molle, brokoli dhe bizele.  Ajo thotë se kjo pije është e mbushur përplot vlera ushqimore.

Përvec kësaj pije, Macpherson shijon gjërat si tahini, peshkun, vezët, pastat me perime, dhe çfarëdo lloj perimesh që gjen.

Ajo insiston se sekreti I shëndetit rrezatues të saj është I thjeshtë – pini shumë ujë!