Highlight Storie Inspirimi

Kush është magneti që tërheqë para sipas Rhonda Byrne?

Mirënjohja është pasuri, ankesat janë varfëri. Ky është rregulli i artë i jetës për çdo aspekt të saj, si për shëndetin, ashtu edhe për punën, marrëdhëniet ose paratë.

Sa më mirënjohës të jeni për paratë që keni, edhe kur keni pak, aq më shumë do të pasuroheni Sa më shumë të ankoheni për paratë, aq më shumë do të varfëroheni.

Po t’i pyesësh, shumica e njerëzve thonë se ata nuk ankohen për paratë, por, nëse ata nuk kanë aq para sa do të donin, atëherë ata ankohen, edhe pse pa e kuptuar.

Ankesa nuk janë vetëm ato që shprehen me fjalë, por edhe ato që kalojnë nëpër trurin e njerëzve, pavarësisht se nuk shprehen në mënyrë të zëshme.

Kur nuk keni para të mjaftueshme për të paguar faturat, është një nga gjërat më të vështira me të cilat ju duhet të përballeni.

Kur nuk keni para natyrisht gjëja që nuk ju shkon kurrsesi nëpër mend është mirënjohja për faturat.

Por, në të vërtetë, është pikërisht ndjenja e mirënjohjes për to ajo që do t’ju sjellë më shumë para.

Që të keni një jetë të pasur, duhet të tregoheni mirënjohës për gjithçka që ka të bëjë me paratë.

~ Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne