Highlight Të tjera

Kurrë nuk është vonë të bëheni milioner

milioner

Çfarë mund të bëni ju në jetën tuaj të zhvilloni një mentalitet prej milioneri?

Këtu mund të lexoni disa gjëra që duhet të bëni çdo ditë për tu bërë një milioner.

Zhvilloni një mentalitet prej milioneri;

Së pari duhet të keni besimin se ju mund të bëheni lehtë një milioner. Besimi vjen nga zgjedhjet e tua. Të gjitha besimet janë mendime. Ato janë mendime që I mendoni përsëri e përsëri deri kur do ta vëreni se nuk është më thjesht një mendim por realitet.

Por ju keni aftësinë të ndryshoni besimet e juaja!

Për të zhvilluar besimin tuaj, praktikoni afirmime të tilla:

“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që po fitoj 1,000,000 euro në vit.”

“Jam shumë i lumtur dhe mirënjohës që po jetoj një jetë milioneri.”

Nëse thoni këto afirmime përsëri e përsëri, së shpejti ju do të besoni se ky është realiteti, dhe kështu nënndërgjegjja dhe ndërgjegjja juaj do të fillojë të organizohen dhe të ju ndihmojnë që ta jetësoni këtë realitet!

Kuptoni qëllimin tuaj se pse doni të bëheni një milioner;

Gjëja e dytë që duhet të bëni se çfarë do të thotë për ju të bëheni një milioner. Këto gjëra do t’u mbajnë të motivuar. A është për arsye se do të ndiheni më të sigurt? Më prestigjioz? Më të fuqishëm? Do të keni mundësinë të shëtitni në të gjithë botën? Do të keni mundësi të bëni bamirësi pa fund? Të keni mundësinë të ndryshoni gjëra në botë? Të keni një veturë e disa vila të shtrenjta?

Cilado qoftë eksperienca që doni të përjetoni, shkruajeni ato dhe kuptojeni qartë se pse dëshironi të bëheni një milioner.

Është ndjenja e asaj që doni të arrini që ju ndihmon të arrini atë që dëshironi.