Highlight Të tjera

Kurrë nuk e dimë se sa të pasur apo të varfër jemi…

Një herë, një baba i pasur donte ti shpjegonte fëmijëve të vet, se sa e rëndësishme është paraja, dhe t’ua shpjegonte se jeta e tyre me të vërtetë ishte me vlerë.

Kështu, çoi djemtë e tij tek një familje e varfër…

E kështu kur u kthyen në shtëpi, babai pyeti djemtë e tij: “A e patë se çfarë është varfëria, bijtë e mij? A e keni parë se si jetojnë njerëzit e varfër? A doni të jeni si ta? Shpresoj të keni kuptuar ndonjë gjë nga ky udhëtim…”

Djemtë e tjerë pajtoheshin me babain e tyre, duke nënçmuar kështu familjen e varfër të cilën e kishin vizituar.

Por, një ndër ta ndërhyri:

“Po baba, e pashë…”

“Ne kemi pishinë, por ata kanë gjithë lumin për vete. Ne kemi ushqime, por ata I rrisin ato më të freskëtat vetë. Ne kemi një qen, mirëpo ata kishin tre. Ne kemi disa roje tek hyrja, e ata kishin njëri tjetrin. Shtëpia ynë rrezaton nga dritat, e tyrja nga yjet. Ne qeshim rrallë, e ata s’pushonin kurrë.”

Pas një qetësie gllabëruese, iu kthye prapë babait:

“Faleminderit që më tregove sot se sa të varfër jemi ne…”