Dashuria Highlight

Kur një femër e fortë të thotë “LAMTUMIRË” nuk ka kthim mbrapa!

LAMTUMIRË

Një femër e fortë thotë ndryshe “LAMTUMIRË”.

Ajo nuk është si femrat e tjera. Ajo nuk bën veprime absurde, as nuk dëshiron të ndihet e thyer dhe të qaj për një kohë të gjatë.

Ajo nuk do të drejtojë gishtin nga për të bërtitur mbi gabimet që ka bërë partneri gjatë kohës sa kanë qenë bashkë.

Por, as nuk e detyron atë të qëndroj me forcë. Jo,kjo femër e di që ndonjëherë ndarja është e pashmangshme dhe kjo është arsyeja pse ajo duhet të jetë e fortë.

Kjo grua e fortë jo vetëm që do të lë personin me të cilin lidhja nuk i ecën, por edhe do ta inkurajoj atë për të bërë këtë.

Nëse ai vendosë i pari  ta le, ajo do të respektoj vendimin e tij, sepse ajo e kupton rëndësinë e të qenit i lumtur dhe i përmbushur në jetë.

Ajo po ashtu e di se jeta vazhdo dhe se ajo do ta mbijetoj këtë ndarje, sepse ajo s’është e para që po e përjeton këtë.

Kjo femër e fortë gjatë jetës iu ka thënë LAMTUMIRË shumë njerëzve që nuk i kanë ofruar dashurinë e njëjtë, nuk kanë qenë të gatshëm për ta jetuar dashurinë e saj dhe që nuk i kanë ofruar lumturinë e merituar.

Kështu që ajo asnjëherë se ka lejuar dikë që të jetë burimi i vetëm i lumturisë dhe përmbushjes  shpirtërore.

Kjo femër e fortë e di që dashuria dhe vëmendja nuk duhet të kërkohen nga të tjerët sepse dashuria e vërtetë është e thjeshtë.

Kjo femër e fortë e di se njerëzit e duhur do të qëndrojnë aty përgjithmonë. Dhe, nëse dikush ka vendosur ta lë, ajo e di që ai nuk ka qenë personi i duhur që i është dashur për jetë.

Ajo po ashtu është e vetëdijshme se një fund nënkupton një fillim të ri dhe ajo nuk ndihet e frikësuar për të filluar diçka të re.

Ajo është e guximshme dhe sypatrembur dhe në vend se të gjëmoj mbi dashurinë e humbur ajo është e freskët si një lule për të hapur zemrën për një dashuri të re. Ajo beson në dashuri dhe nuk lejon asnjë gjë t’ia shkatërrojë këtë ëndërr.

Dhe jo vetëm kaq, pikërisht kjo situatë e bën atë edhe më të fortë, në idenë për të qenë e lumtur dhe për të arritur qëllimet e saja. Ajo jo vetëm që i mbijeton kësaj ndarjeje, por bëhet më e fortë për të luftuar në realizimin e ëndrrave të saj.

Kështu, në vend që të t’ju pyes nëse do të ktheheni tek ajo, kjo femër fokusohet në vetvete. Ajo do ta dojë vetën më shumë.

Sepse, një gjë është e sigurt, kur një femër e fortë vendosë të thotë LAMTUMIRË, aty nuk ka kthim mbrapa.

Dhe nëse një ditë ti ndërron mendje dhe dëshiron ta kesh atë përsëri do të jetë vonë sepse, ajo do të jetë duke jetuar ditët e saj më të mira.

Sepse, një femër e fortë gjithmonë ecën përpara. Ajo asnjëherë nuk rri e lidhur me të kaluarën.

Vetëm ti ke mbetur atje, dhe ajo tashmë ka ecur përpara.Vetëm atëherë do ta kuptoni që ti e ke humbur atë dhe jo ajo ty.