Highlight Storie Inspirimi

Kur dashuria sundon, parat vijnë vet?

dashuria

Ka vetëm një rregull për paratë,ato nuk mund të vendosën para dashurisë.

Nëse e bën këtë, ti shkel ligjin e dashurisë për tërheqje dhe më pas do të ndjesh pasojat.

Asgjë nuk vendoset para dashurisë. Para është një mjet, të cilin mund ta përdorësh, të cilin ti e afron nëpërmjet dashurisë, pra nëse para dashurisë vë paranë, kjo do të të sjellë shumë gjëra negative.

Ti nuk mund të ushqesh dashuri për paranë e më pas të bëhesh arrogant dhe negative me njerëzit,pasi, nëse e bën këtë, ti i hap derën ndjenjës negative në marrëdhëniet e tua me shëndetin, lumturinë dhe financat.

Nëse ke nevojë për dashurie,duhet të kuptosh se e vetmja mënyrë që të marrësh dashurie është që më parë ta japësh atë. Sa më shumë të japësh, aq më shumë do të marrësh, dhe mënyra e vetme që të japësh është ta mbushësh veten aq shumë me dashuri, saqë të bëhesh magnet i saj.

Ti mund t’i kesh të gjitha paratë që të duhen për të jetuar ashtu sit i dëshiron. Ti nuk duhet të vuash për mungesën e parave, pasi vuajta shton ndjenjën negative.

E bukura e jetës është se kur të parën vendos dashurinë, paraja e gjen rrugën e saj.

Pra, paraja është vetëm një nga “mjetet”që përdoret për të realizuar gjërat që dëshiron. Forca tërheqëse e dashurisë ka mënyra të pafundme, ndërsa vetëm njër prej tyre përfshinë paratë.

Imagjino të esh çfarëdo që dëshiron, të jesh me kë dëshiron e të bësh çfarë dëshiron. Kjo do të të bëjë të ndihesh shumë më mirë se sa kur mendon vetëm për paranë.

E bukura e jetës është se kur të parën vendos dashurinë, paraja e gjen rrugën e saj.

Prandaj, ndiq dashurinë që të gjesh suksesin, shëndetin dhe paratë!