Highlight Modë & Bukuri

Kripa mund të zgjidhë shumë probleme te flokët tuaj

kripa

Ky truk i thjeshtë zgjidh një nga problemet më të mëdha të flokëve.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se kripa është një nga përbërësit kryesor të kuzhinës sonë. Por, a e dini se kripa ka një thesar të pasurive të fshehura, por të fuqishme që ndihmojnë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e flokëve dhe lëkurës tuaj?

 

Në rend të parë ajo nxitë rritjen e flokëve, kripa e detit është tepër e dobishme për nxitjen e rritjes së flokëve. Njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve shpesh këshillohen që të provojnë trajtimin e kripës së detit pasi stimulon rritjen e flokëve natyrshëm. Por, ka një mënyrë më të lehtë për të përdorur kripë për të nxitur rritjen e flokëve.

Ja se si ju mund ta përdorni atë,  lani flokët tuaj si zakonisht dhe pastaj merrni një lugë gjelle kripë deti dhe masazhoni flokët tuaj për 10 minuta.

Lani flokët përsëri.

 

Përsëriteni këtë procedurë dy herë në javë dhe do të shihni rezultatet brenda një muaji.

Pastaj kripa e detit ndihmon në trajtimin e problemit të zbokthit, duke zvogëluar qelizat e vdekura në lëkurën e kokës, të cilat zakonisht shtohen për shkak të mungesës së qarkullimit të gjakut. Kripa ka aftësinë për të stimuluar qarkullimin, i cili është thelbësor për mbajtjen e kokës të shëndetshme dhe në eliminimin e zbokthit.

Thjeshtë ndani flokët në disa pjesë  dhe më pas hidhni  pak kripë mbi kokën tuaj. Filloni të masazhoni kokën tuaj me gishta të lagur për 10-15 minuta dhe pastaj lani flokët si zakonisht. Bërja e kësaj do të mbrojë kokën tuaj dhe parandalimin e rritjes së kërpudhave.

Së treti kripa ndihmon që të heqësh qafe yndyrën e tepërt në flokët tuaj.

Ju mund ta zgjidhni këtë problem duke përdorur kripë. E gjitha çka ju duhet të bëni është të shtoni dy lugë kripë në shampon tuaj dhe të përzieni mirë.

Lani flokët tuaj duke përdorur këtë shampo. Menjëherë pas përdorimit të parë, do të shihni një ndryshim të dukshëm në flokët tuaj. Flokët tuaj do të bëhen më të shëndetshme dhe me më pak yndyrë.