UNIK +

Krijo një jetë të re!

vetëdije
Sheki Useini

Mendimtarë i lirë / Meditues

Ndërdija është në të njëjtën kohë jo vetëm pjesa më e madhe, por edhe ajo më fshehura e Qenies sonë. Në të janë të regjistruara programet tona, bindjet, paragjykimet dhe pikëpamje tjera të rëndësishme për jetën. Nëndija luan një rol shumë i veçantë në jetën tonë, pasi që është edhe përgjegjës për krijimin e realitetit tonë. Jeta e njeriut është padyshim një produkt i mendjes së tij, e forcës së imagjinatës së tij, mirëpo, këtu nuk duhet harruar atë se mendjen nuk e përbën vetëm vetëdija, por mendja është një rezultat i një loje të përbashkët në mes vetëdijes dhe ndërdijes, nga e cila pastaj lind dhe zhvillohet realiteti i jonë.

Vetëdijen e përdorim çdo ditë si një mjet për të formësuar jetën tonë. Nëpërmjet kësaj kemi mundësinë të zgjedhim se cilat mendime do t`i legjitimojmë në mendjen tonë e cilat jo. Ne mund të zgjedhim vetë se cilin rrugëtim do ta marrim në të ardhmen tonë, cilat mendime do ti realizojmë në nivel material dhe ta krijojmë sipas vullnetit një jetë që i përshtatet imagjinatës tonë. Megjithatë, gjatë kësaj nëndija jonë nuk qëndron duarkryq. Ajo po ashtu merr pjesë të drejtpërdrejtë në dizajnim e jetës. Nëndija është madje thelbësore kur bëhet fjalë për krijimin e një realiteti, qoftë i natyrës pozitive apo asaj negative. Nëndijen tonë mund ta krahasojmë me një kompjuter kompleks, në të cilin janë instaluar programe të shumta, siç janë bindjet e ndryshme, përvojat nga e kaluara, konceptet mbi jetën, pritshmëritë e shumta, kufizime dhe këndvështrime të ndryshme si dhe frikë dhe detyrime të çdo lloji. Këto programime arrijnë në vetëdijen tonë të përditshme dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sjelljen dhe veprimet tona. Pra në veçanti, besimet, bindjet dhe idetë e krijuara për jetën përcaktojnë po ashtu rrjedhën e mëtejshme të jetës tonë!!

Problemi qëndron në atë se nëndija e shumë njerëzve është plot programe negative dhe për këtë arsye ndodhë shpesh që të krijojmë një jetë e cila karakterizohet nga sjelljet negative dhe pasoja të pakëndshme.

Në këtë drejtim, shpesh janë besime dhe bindje të brendshme që bazohen në frikë, urrejtje, injorancë, paragjykime, e tj. Këto qëndrime dhe bindje zakonisht duken si më poshtë në vijim: “Nuk mundem!”; “Nuk jam sa duhet i mirë!”; “Kjo nuk funksionon!”; “Nuk jam e bukur!”, “Unë nuk kam!”; “Unë nuk di asgjë!”; “Ai është idiot!”; “Jeta është e keqe!”; “Mua më ndjek fati i keq!”; “Të tjerët më urrejnë!”; “Unë i urrej ata atje!” e tjerë, e tjerë.

Të gjitha këto janë qëndrime dhe besime negative nga të cilat pastaj krijohet një realitet negativ, i cili jo vetëm që na dëmton neve, por edhe njerëzit tjerë. Pra sa i përket kësaj, duhet pasur qartë se mendja jonë është si një magnet i fortë që i tërheq të gjithë këto në jetën tonë, me të cilat ajo qëndron në rezonancë. TË LUTEM KE KUJDES SE ÇKA MENDON!

Nëse dikush është i bindur, për shembull, se është i ndjekur nga fati i keq dhe i ndodhin vetëm gjëra të këqija, atëherë kjo do të vazhdojë edhe të ndodhë. Jo sepse jeta ose universi apo Perëndia mendon keq për dikë, por sepse njeriu, si rezultat i këtyre bindjeve dhe qëndrimeve krijon një jetë në të cilën përvojat e tilla negative tërhiqen automatikisht. Gjithçka varet nga orientimi apo fokusimi vetëdijes tonë dhe kjo mund të ndryshojë vetëm atëherë nëse ne i rishikojmë bindjet dhe qëndrimet tona në jetë dhe pastaj në vijim edhe i ndryshojmë apo zëvendësojmë me tjera.

Kur ti do të ndërpresësh që të gjykosh të tjerët, të mospërfillësh të tjerët dhe të largosh qëndrimin poshtërues ndaj tyre, atëherë do të fillojë edhe ndërdija jote të riprogramohet.

Dituritë e deritanishme destruktive do të fillojnë të digjen dhe ti automatikisht do të krijosh rrethana tjera në jetën tënde, një garniturë e re e njerëzve do të afrohet dhe ti nuk do të keshë interes të gjykosh për jetën ose botën mendore të të tjerëve. Tani ti fillon të mënjanosh qëndrimet e mëparshme negative dhe krijon një jetë të re, ku do të respektosh dhe do të jesh i respektuar.

Një jetë pozitive mund të lindë vetëm nga një mendje pozitive, nga një mendje e cila nuk karakterizohet dot nga qëndrimet dhe bindjet negative.
Ky është në fakt edhe çelësi për realizimin e një jete pozitive. Bëhet fjalë për

rishikimin e bindjeve, qëndrimeve dhe ideve tona negative për jetën, njohjen e tyre, dhe pastaj krijimin e një baze nga e cila shfaqet në vazhdim një realitet pozitiv. Bëhet fjalë për riprogramimin e nëndijes dhe kush e mjeshtëron këtë art, mund të krijojë një jetë që do të përfitojë edhe vetë edhe të gjithë të afërmit pranë.