Highlight Kura natyrale Shëndeti

Kombucha, pija që njihet si “elixiri i shëndetit”

Kombucha

Kombucha është një pije probiotike mijëravjeçare, e njohur si “elixir i shëndetit dhe pavdeksësisë” nga kinezët. Ajo gjenezen  e ka në Lindjen e Largët rreth 2000 vjet më parë, dhe konsiderohet se ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore për zemrën, trurin dhe sidomos zorrët. Për shkak të procesit të fermentimit të përfshirë në krijimin e kombuchës, ai përmban një sasi të madhe bakteresh të shëndetshme si probiotikë. Këto baktere e rregullojnë traktin tuaj të tretjes dhe forcojnë sistemin tuaj imunitar, meqenëse ato absorbojnë lëndë ushqyese dhe luftojnë infeksionet dhe sëmundjet

A e dini se 80% e sistemit tuaj imunitar është e vendosur në zorrët tuaja? Për më tepër, sistemi juaj i tretjes është pjesa e dytë më e madhe e sistemit tuaj neurologjik, prandaj fakti që zorra juaj quhet “truri i dytë” nuk duhet të jetë një surprizë. Pirja e kombuchas çdo ditë mund t’ju ndihmojë të mbani shëndetin e sistemit tuaj imunitar, si dhe të sjellni përfitime të mëdha për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Kjo pije nuk duhet të konsumohet më shumë se dy gota në ditë. Përdorimi i saj dy ose tri javë në ndryshime sezonale është mjaftueshëm për të rregulluar tretjen.

Për këtë pije ju nevoitet ujë ma klor, sheqer i bardhë,  çaj i zi ose i gjelbër, çaj kombucha dhe uthull e bardhë e destiluar./Unik Portal/