Highlight Lifestyle

Kohëzgjatja dhe intensiteti i stresit

Reagimi stresor mund të jetë afatshkurtër dhe i zbutur, ose i tepruar dhe afatgjatë. Reagimi stresor ndaj sulmit fizik kërkon përgjigje tjetër nga ai verbal, ose nga stresi psikosocial. Ndërkohë që sulmi fizik kërkon reagim të shpejtë stressor, në kuptimin e fuqisë dhe shpejtësisë së muskujve, reagimi në stresin psikosocial është zakonisht kronik, dhe varet edhe nga marrëdhëniet ndërpersonale, mbështetja sociale, pritjet e mjedisit, numri i obligimeve, shkalla e përgjegjësisë, ose numri i ngjarjeve stresore në kohët e fundit.
Mbështetja sociale në rrjetin social të individit dhe në vetë organizatënku punon, në veçanti nga ana e shefave, është tejet e rëndësishme. Individtët me mbeshtetje sociale, që e ndjejnë se mund ta kryejne punën e tyre në harmoni me pritshmërinë e mjedisit, pavarësisht faktit se puna e tyre kritikohet, vlerësohet apo lavdëerohget, përjetojnë stress më pak negative.
Këta individë me mbështetje emocionale dhe sociale përshtaten më lehtë me stresin dhe arrijnë gjithnjë të përballen me sfida të reja.