Highlight Storie Inspirimi

Kjo është mënyra se si mund të mësosh veten të mendosh pozitivisht në vend se të mendosh negativisht!

Ata që e duan lumturinë dhe që punojnë çdo dit për të plotësuar ëndrrat e tyre në jetë,janë krijesa pozitive dhe pozitivitetin e kanë të natyrshëm.

Në fakt, zakonisht tentojmë të përqendrohemi tek negativja, madje edhe kur ka diçka të mahnitshme që ndodhet përpara nesh. Është një zakon i keq, por është një që ne e shohim si të pandryshueshme.

Por, vetëm për shkak se truri ynë tenton të shkojë vazhdimisht kah negativja,  nuk do të thotë që ne nuk mund ta mësojmë atë për të menduar pozitivisht.

Por si mund të ndodhë kjo?

Fillimisht duhet të kuptojmë arsyet pse mendojmë negativisht!

Edhe nëse nuk e kuptojmë këtë, ne vazhdimisht po kërkojmë nga gjëja tjetër e keqe. Nëse po shikojmë lajme të tmerrshme apo lexojmë artikuj të trishtuar në internet, ne jemi gjithmonë në kërkim të gjërave të tilla. Është sikur truri ynë është tërhequr vetëm për këto gjëra.

E vërteta është se këto gjëra e tërheqin vëmendjen tonë. Zakonet tona të të menduarit negativisht janë në të vërtetë instinkt mbijetese nga pjesa primitive e trurit tonë.

Truri juaj do të lirojë vetëm serotoninen, dopaminën dhe oksitocinen, ose “kimikatet e lumturisë” kur ju keni të gjitha nevojat tuaja dhe jeni plotësisht të sigurt. Problemi është se këto kimikate lëshohen në masë shumë të reduktuar.

Kortizoli është kimikati që truri ynë e çliron kur përpiqemi të mbijetojmë dhe të kërkojmë kërcënimin tjetër që mund të jetë rreth nesh. Ai lirohet kur ne ndihemi në rrezik dhe kur kimikatet e lumturisë kanë mbaruar.

Si të mendojmë pozitivisht?

Patjetër,  të gjithë duam të dalim nga zakoni i tmerrshëm i të menduarit negativisht gjatë gjithë kohës. Për ta bërë këtë, shumë ekspertë rekomandojnë një teknikë të thjeshtë, të njohur si qark pozitiviteti. Ideja është që të shikoni çdo gjë pozitivisht  rreth vetës për 1 minutë, 3 herë çdo ditë, për 45 ditë.

Dita ditës, do të hetoni dëshirën për të menduar më gjatë pozitivisht dhe për tu zhveshur ndjenjat e këqija negative me të cilat keni qenë të rrethuar për gjithë kohë.

Pritjet reale do të çojnë në veprimin personal. E gjithë kjo do të thotë që po e merrni fuqinë e mendjes suaj në duart tuaja. Duke ndjekur të gjitha këto hapa, krijoni kimikatet tuaja të lumtura, në vend që të lejoni që kortizoli t’ju sundojë.

Të menduarit pozitivisht nuk është aq i lehtë sa tingëllon. Megjithatë, duke ndjekur këto hapa çdo ditë, do të jeni në gjendje të trajnoni me sukses trurin tuaj për të menduar pozitivisht.

Shpërndani këtë artikull me miqtë dhe familjen tuaj në mënyrë që ata të aftësojnë trurin e tyre për të menduar pozitivisht.