Highlight Shëndeti

Kjo është arsyeja pse kurrë nuk duhet ta përdorni telefonin tuaj në banjo!

telefoni

Ky është një zakon që shumë prej nesh nuk më pëlqen të pranojnë, por fakti është se shumica e njerëzve shkojnë në banjo duke e marrë telefonin e tyre me vete.

Telefonat e mençur kanë zëvendësuar gazetat dhe revistat dhe ofrojnë shumë forma të tjera të argëtimit. Dhe shumica e njerëzve nuk lënë rast për tu ndarë nga telefoni i tyre kështu që preferojnë ta marrin me vete edhe kur janë në toalet.

Por, sa është ky zakon i shëndetshëm?

Sipas ekspertëve, ky zakon është i keq për shëndetin tuaj, kryesisht sepse nuk është aspak higjienike.

Nuk do të thotë që kjo është një shprehi e keqe, gjithçka lidhet më shëndetin tuaj. Edhe të dëgjuarit muzikë kur bëni dush mund të jetë e rrezikshme.

E kur jemi tek bakteret le ta nisim qysh nga doreza e derëz, dyshemeja, rubineti, kapaku i tualetit  dhe vet tualeti, sado që ju mund ti pastroni, aty gjithmonë ka baktere.

Sado që mund të tregoheni të kujdesëm gjithmonë ka hapësirë që ju të transferoni nëpër gjithë shtëpinë tuaj këto baktere, përmes telefonit tuaj.

Telefoni i juaj mund të shndërrohet në burim të shumë sëmundjeve nëse vazhdimisht e merrni me vete në toalet.

Prandaj, ndryshojeni këtë zakon, dhe provoni ta lini telefonin tuaj në dhomën e ndejës apo kudo qoftë tjetër përveç se ta merrni me vete në banjo.