Highlight Shëndeti Të tjera

Kirurgu që ka kryer operacione të rëndësishme vetëm me anestezion lokal

operacion

Të besosh se do të kesh sukses në një gjë është rreth 95% e punës dhe suksesit.  Mbi këtë teori  punët e  vet e ka kryer edhe kirurgu  i njohur vjenez Dr. Hans Finster.  Shpesh herë ky kirurg është quajtur “Kirurgu kulmor i udhëhequr nga dora e Zotit”,  dhe  pikërisht ky  ishte përshkrimi më i  mirë për të ngase ai qëndronte mbrapa idesë së kuptimi dhe zbatimi i drejtë i besimit në Zot shndërrohet në faktor të rëndësishëm për mbizotërimin e sëmundjeve dhe për shërim.

Dr.Finster është nderuar  me  titullin “Maestro i kirurgjisë”, që është titulli më i madh i nderit që ndan Shoqata Ndërkombëtare e Kirurgjisë.

Ai ka kryer gjatë punës së tij si doktor në lëmin e kirurgjisë abdominale mbi 20 mijë operacione. Por, ajo që është më e rëndësishme në gjithë këtë është se ky kirurg ka kryer rreth 8000  mijë operacione  duke shfrytëzuar vetëm anestezionin lokal. Ai mbështetej në idenë se avancimi në mjekësi dhe aparatet e reja mjekësore nuk  mjaftojnë dhe nuk sigurojnë  ecurinë e lumtur të një operacioni.

Ai në çdo paraqitje publike kur ka folur për suksesin e tij në mjekësi gjithmonë e ka theksuar se besimi në Zot  e ka bërë atë kaç të suksesshëm në një punë kaç të ndjeshme.