Dashuria Highlight

Këto ilustrime zbulojnë se si është të jesh plotësisht në dashuri me dikë!

Të jesh në dashuri të plotë  me dikë nuk bëhet brenda natës. Kjo kërkon  muaj e vite përkushtim dhe angazhim nga të dyja palët.

Ndërsa shprehja “dashuri në shikim të parë” mund t’ju bëjë të mendoni ndryshe, kjo ndjenjë fillestare ka tendencë të barazohet me kalimin e kohës. Njerëzit shpesh ngatërrojnë epshin dhe dashurinë, por epshi ndodh shpejt dhe përfundon po aq shpejt, ndërsa dashuria e vërtetë zgjatë edhe pas përfundimit të muajit të mjaltit.

“Gjërat më të mira dhe më të bukura në këtë botë nuk mund të shihen as të dëgjohen, por duhet të ndjehen me zemër.” – Helen Keller

Ilustratori modern dhe ylli i Periscope, Amanda Oleander, gjeti dashurinë e vërtetë në vitin  2015. Që atëherë, ajo e ilustron marrëdhënien e saj me vizatime krijuese dhe e ndan atë me botën në faqen e saj të internetit dhe Instagram.

Ajo tregon se çfarë ndodhë ndërmjet një qiftit brenda dyerve të mbyllura,dhe gjithë këtë e bën përmes ilustrimeve.

Të jesh në dashuri të plotë me dikë është më shumë se një mrekulli. Por, kjo gjë kërkon angazhimin e të dy palëve me qëllim që dashuria të vazhdojë dhe të qëndrojë e fortë. Vetëm kështu mund ta shihni lidhjen tuaj duke lulëzuar çdo ditë.