Highlight Të tjera

Kështu tejkalohet frika që keni nga qeni…

frika nga qeni

Ka shumë njerëz që kanë frikë nga qentë…

Një fobi abnormale nga qeni quhet cinofobia. Nëse gjithmonë keni frikën se një qen mund t’iu sulmojë, atëherë me siguri që asnjëherë nuk m und të shijoni një shëtitje të qetë. Sidomos kur dëgjoni të lehurat e një qeni…

Kjo bën situatën edhe më të vështirë, pasi që qentë zakonisht mund të nuhasin frikën.

Këtu keni disa këshilla se si duhet të përballoni frikën nga qeni.

Shfaquni;

Filloni t’iu shfaqeni më shumë qenve. Nuk ju propozojmë të jeni në kontakt me një lloj siç është Rottweiler menjëherë, mirëpo tentoni të afroheni me qen më të vegjël. Edhe nëse nuk keni guxim të keni kontakt të drejtpërdrejtë me të, atëherë thjesht afrojuni ngadalë.

Shikoni fotografi;

Shikoni më shumë fotografi, filma e lexoni artikuj në lidhje me qentë. Lexoni për sjelljet e tyre. Kur të kuptoni sjelljet e tyre, do të ndryshoni edhe sjelljen tuaj në lidhje me ta.

Takimi me qen;

Është me rëndësi të madhe që kur jeni përballë një qeni të mos panikoni. Para se të shihni një qen merrni frymë thellë dhe relaksohuni. Mos hyni në territorin e një qeni.

Mos iu afroni nga prapa;

Mos iu afroni një qeni nga prapa para se të nuhaste dorën tuaj.