Highlight Të tjera

Kështu duhet të veproni në rast se keni të bëni me dhunë familjare!

dhunë familjare

Dhuna familjare mund të përshkruhet kështu: kur një ndër partnerët në një lidhje mundohet të tregojë fuqi dhe kontroll mbi partnerin tjetër. Sjelljet e dhunës familjare përfshijnë dhunë fizike, mentale e sociale. Dhuna fizike është ajo më e përhapura, por ajo mentale e sociale janë më vështirë për tu zbuluar.

Nëse jeni në një lidhje abuzuese atëherë duhet të ndiqni këto hapa:

Mos u përballni me abuzuesin;

Kështu mund të krijoni një situatë më të rrezikshme se sa që është tani.

Thirrni policinë, nëse është një urgjencë!

Nëse jeni viktima, ndoshta do ta keni të pamundur ta bëni atë telefonatë, por mos hezitoni nëse keni mundësi. Por nëse jeni dëshmitar, patjetër thirrni policinë, një jetë është në rrezik…

Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë;

Lëndimet duhet të mjekohen sa më shpejtë.

Fotografoni lëndimet;

Mbani një dosje të lëndimeve trupore që u janë shkaktuar. Këto ndihmojnë për të hapur rastin.

Gjeni një vend të sigurt;

Gjeni një vend sa më të sigurt për ju, ndoshta tek ndonjë familjar apo mik. Merrni fëmijët me vete nëse jeni nënë.

Gjeni mbështetje;

Mbështetje do të thotë shoqëria, familjarët, kolegët, grupe të ndryshme e çdokush që mund ti besoni.

Dhuna nuk është një zgjidhje!