Koha e studimeve është një kohë magjike për të gjithë, por edhe e tejmbushur me sfida.
UNIK Portal ju sjellë këshilla që çdo student duhet ti dijë!
~ Bëni mjaftueshëm gjumë. Trurit tuaj i nevojitet. Bini në gjumë në një orë të caktuar dhe zgjohuni në orën e njëjtë çdo ditë.
~ Pini mjaftueshëm ujë. Mundohuni të pini rreth 2 litra në ditë. Largoni lëngjet sidomos ato të gazuarat.

~ Ndani kohë për pushim. Mos u frikësoni të shkoni në kinema, të relaksoheni pak me shoqëri etj.
~ Kujdesuni për lëkurën tuaj. Lajeni fytyrën çdo mëngjes dhe mbrëmje. Mos shkoni në shtrat me grim, pavarësisht se sa të lodhur ndiheni.
~ Flisni me familjen dhe shoqërinë për gjëra të tjera pos studimeve.
~ Bëni ushtrime të paktën dy herë në javë. Dilni të ecni, vraponi.
~ Ndani kohë për hobi. Mos i neglizhoni gjërat e tjera. Mësoni, por ndani kohë edhe për tu argëtuar.

~ Mos harroni të buzëqeshni. Shikoni një film komedi, video qesharake në Youtube, kujtoni momentet qesharake me shoqërinë.