Highlight Të tjera

Këshilla praktike për të mësuar si të nisni një biznes

biznes

Pavarësisht  nga trajnimet që mund të ndiqni për  sipërmarrjen, në praktikë gjithmonë gjeni diçka që nuk e keni mësuar në shkollë. Natyrisht,në shkollë ju mësoni parimet themelore të të bërit biznes,  por problemi është se rregullat praktike për të arritur sukses ndryshojnë aq shpejt saqë juve ju duhet gjithmonë të ndiqni trendet e reja.

Nga pikëpamja praktike, ka shumë mënyra për të mësuar rreth ndryshimit të biznesit dhe mundësive që mund të dalin në çdo moment. Portali Unik ju sjellë gjashtë hapa që çdo sipërmarrës që synon rritjen e një biznesi të suksesshëm.

 

  1. Komunikoni me kolegët që kanë kaluar nëpër ato që do të kaloni ju

Termi i zakonshëm për këtë është krijimi i rrjetit, por ne mendojmë se shumë sipërmarrës që synojnë të bëjnë të gjitha vetëm pa pyetur askënd dështojnë. Sipërmarrësit e suksesshëm ndajnë përvojat e tyre me të tjerët dhe dëgjojnë.

  1. Studioni historitë e suksesshme të biznesit

Interneti është më i mirë se Biblioteka e Kongresit apo çdo universitet, pasi pasurohet çdo ditë me informacione, histori e përvoja të reja në secilën fushë.  Shikoni gjithmonë bloget e biznesmenëve, sipërmarrësve të suksesshëm për të parë punën e tyre dhe ndiqni edhe ju këta hapa.

  1. Gjeni një mentor biznesi dhe një mik.

Një mentor është dikush që do t’ju tregojë se çfarë duhet të dëgjoni, ndërsa një mik mund t’ju tregojë se çfarë doni të dëgjoni. Në të vërtetë, ju duhen të dyja, së bashku me aftësinë për të treguar dallimin.

  1. Mos i anashkaloni konferencat, seminaret, trajnimet

Përveç shkollimit ju duhet të shihni gjithmonë mundësitë për të ndjekur trajnime, seminare. Ku janë folës ekspertë të fushave përkatëse, sipërmes të suksesshëm dhe aspekte të tjera. Të cilat mund t’ju ndihmojnë edhe në vendosjen e kontakteve të reja.

5.Mos prisni të keni shumë para për të nisur një biznes

Kostoja e hyrjes për një sipërmarrës në biznes është e diskutueshme. Mos prisni asnjëherë që të keni shumë para për të nisur jetësimin e idesë tuaj.  Nisja e një biznesi të ri dhe inovativ nuk është një proces shumë i strukturuar. Dhe jo gjithmonë duhet të keni mijëra euro të gatshme për këtë. Së fundi, gjithmonë është e dobishme të kontrolloni motivimin tuaj për të qenë një sipërmarrës.

 

 

 

 

A keni menduar të filloni një biznes?