Highlight Shtëpi / Dekor

Këshilla për studentë; Dekoro dhomën për të rritur koncentrimin

këshilla për studentë

Vastu është një lloj i shkencës që merret me përmirësimin e kushteve të jetesës. Shikoni pra disa këshilla vastu për rritjen e koncentrimit dhe shënimin e pikëve më të larta në provime.

1. Është mirë që ju të jeni të drejtuar nga lindja kur të filloni mësimin sepse kjo ndihmon në koncentrimin tuaj.

2. Një lampë në anën tuaj të tavolinës ndihmon koncentrimin për mësim.

3. Krijo një raft me trofe të fituara nga student, për shkak se kjo do të ndihmojë në motivim.

4. Dhoma juaj e studimit duhet të ketë ngjyrë të verdhë, pasi që ajo është një ngjyrë e ndezur dhe reprezentuese e diturisë e mençurisë.

5. Nëse nuk doni që ju të fokusoheni diku tjetër pos mësimit atëherë është më mirë që dhomën tuaj të studimit ta krijoni diku sa më larg tualetit.

6. Mos mbani pasqyre afër tavolinë suaj të studimit pasi do të pasqyrojë gjëra të panevojshme që do t’iu lënë pa mësuar.

7. Hija juaj nuk duhet të bie në librat tuaj.

8. Mos vendosni tavolinën ngjitur në mur, vendosni atë në anën në veri të anës lindore.