Familja Highlight

Këshilla për prindërit që do të dërgojnë për herë të parë në shkollë fëmijët e tyre!

këshilla

Dhjetëra mijëra fëmijë do të shkojnë në shkollë për herë të parë të hënën.  Ja këshillat e një mësuesi për prindërit.

Dhjetat e mijëra fëmijëve do të fillojnë javën që vjen rrugën e gjatë të arsimit formal. Natyrisht, kjo nuk është vetëm një ditë e madhe vetëm për, por edhe për prindërit, për të cilët ditët e para mund të jenë plot stres.

Ja çfarë këshillon një mësues:

Është shumë e mundshme që fëmija juaj do të jetë pak i frikësuar, por shumë nervoz për ta thënë atë. Shtrëngoni fëmijës tuaj dorën dhe ai do ta kuptojë që ju po I thoni “të dua”. Është një gjë e veçantë dhe private që do t’ju ofroj siguri atyre të ndahen nga ju për të shkuar në mësim.

Mos i jepni fëmijës tuaj pije që nuk mund ta hapë vet. Po ashtu shmangni ushqimet e lëngshme. Mësoni fëmijës tuaj se çfarë duhet të hudhë në mbeturina dhe cfarë të mbajë në kutinë e ushqimit.

Sigurohuni që mësuesi të ketë të paktën dy numra të saktë për t’ju thirrur, në rast se ndodhë diçka.

Nëse fëmija juaj ka një aparat për thithjen e ajrit, sigurohuni që mësuesi të dijë për këtë dhe të vendosë një gjemb ose etiketë mbi të me udhëzime për mësuesin.

Takohuni dhe bisedoni me të paktën një prind të ri. Do të keni shumë gjëra të përbashkëta gjatë nëntë viteve të ardhshme – dhe do të jetë shumë e vlefshme të kuptoni përvojat e të tjerëve.

Mësojani fëmijës tuaj banjon e shkollës, sepse tash e tutje ai do të shkoj vetëm atje. Mos i mbështillni librat e fëmijës tuaj me letër të ngjyrosur sepse kështu ai/ajo do ta ketë të vështirë të dalloj shpejtë librin me të cilën do të punoj në klasë.

Nëse pjesa e përparme e librit është e mbuluar, fëmija nuk do ta njohë atë.

Nëse fëmija juaj është alergjik ndaj ndonjë gjëje, bëni një kartë të vogël  dhe listoni ato alergji. Mësuesi pastaj mund ta  mbajë këtë në tavolinë dhe të informojë kolegët e tyre në detyrë, për të siguruar që të gjithë të dinë se si të kujdesen për fëmijën tuaj siç duhet.

Nëse mundeni, ju lutemi mësoni fëmijën tuaj se si të shkruaj emrin e vet. Kjo është një ndihmë e madhe për një mësues. Nëse një fëmijë mund të identifikojë dhe emërojë fletën e punës ose librin e tyre dhe rrit ndjenjën e përgjegjësisë tek fëmija.

Shumica e shkollave do t’ju lejojnë të qëndroni në klasë më fëmijën tuaj në ditën e parë të mësimit. Por mos e praktikoni këtë.

Mos ju mbathni fëmijëve tuaj këpucë me lidhëza, sepse mund të mos jenë mësuar ende që ti lidhin ato vet.

A njihni dikë që do ti dërgojë fëmijët për herë të parë në shkollë? Tag atë!