Highlight Kura natyrale Shëndeti

Kefiri do t’iu ndryshojë jetën përgjithmonë

Kefiri

Nuk ka asgjë mahnitëse në emrin e kësaj pijeje, por ju do të mahniteni me të mirat që kjo pije t’’iu sjellë. Nëse ende nuk keni provuar kefirin atëherë njihuni me të.

Kefiri është një lloj i përafërt me jogurtin që ju pini çdo ditë. Për dallim nga jogurti i thjeshtë kefiri ndihmon shumë për të mbajtur sistemin e tretjes sa më funksional dhe të shëndetshëm. Ka minerale të shumta duke përfshirë kalciumin dhe magnezin. Meqenëse kefiri është i ulët në kolesterol, sheqer dhe yndyrë kjo e bën atë si një ndër pijet më të shëndetshme.

Disa nga të mirat që kefiri sjellë:

1. Përmirëson sistemin e tretjes; Ju mund ta përdorni atë nëse keni problem me fryrje, diarre,  kapsllëk.

2. Kefiri largon bakteriet e dëmshme; Kjo pije ndihmon në eliminimin e bakterieve të panevojshme në organizmin tonë kështu duke pastruar trupin nga infeksionet e ndryshme. Nga një studim u tha se probiotikët e kefirit mund të largojnë infeksionet e shumta nga organizmi ynë.

3. Lufton kancerin; Studime të ndryshme kanë konstatuar se ushqimet e fermentuara ndihmojnë në luftën ndaj kancerit duke ulur kështu qelizat kancerogjene.

4. Rritë elasticitetin e eshtrave; Kefiri ndihmon në trajtimin e osteoporosis pasi që përmban një sërë mineralesh që janë të mira për shëndetin e eshtrave tuaj duke përfshirë kalciumin, magnezin dhe vitamin K2.

5. Ndihmon në pastrimin e organizmit; Një shumë e madhe e ushqimeve mund të prodhojnë toksina në trupin tonë të cilat nëse lihen për një kohë të gjatë mund të shkaktojnë problem të ndryshme shëndetësore. Fatmirësisht, kefiri ndihmon në largimin e këtyrë toksinave, kështu duke ju ndihmuar për të pasur shëndet sa më të mirë por edhe për rënie në peshë.