Highlight Të tjera

Kë duhet të kontrolloni ju?

njeriu

“Unë nuk kam nevojë të studioj ose të di më shumë për udhëheqjen.”

Unë nuk kam një numër të madh njerëzish që duhet të drejtoj, nuk kam një kompani të madhe ku duhet t’iu tregoj të tjerëve se çfarë të bëjnë. Kështu nuk kam nevojë të di më shumë mbi udhëheqjen.

Arsyeja se pse ju duhet ti kushtoni më shumë vëmendje temës së lidershipit dhe udhëheqjes është:

Njeriu kryesor që ju duhet të udhëhiqni jeni vetë ju!

Ky është sekreti I gjithësuksesit. Përgjegjësia personale. Ju nuk jeni aty ku doni të jeni. Disa nga ju jeni të nervozuar, disa nuk janë të lumtur me stilin e jetesës, disa me paratë që kanë, disa me nivelin e lumturisë apo mënyra se si ndihesh për vetën tënde e shumë e shumë të tjera.

Shumë njerëz do të tregonin se nuk janë të lumtur me këto situate në jetë. Ju nuk keni arritur në jetë atë që keni dëshiruar. Dhe mendoni se jeta ju ka kaluar pranë, dhe nuk keni arritur ti plotësoni qëllimet e juaja. Dhe kur jeni në këtë pikë, çdo njeri fillon të fajësojë të tjerët. Udhëheqësin e tyre, familjen, fëmijët, punën, sistemin!

Ju filloni të drejtoni gishtin tek të tjerët dhe filloni të gjykoni se pse ju nuk jeni në nivelin që keni dashur të arrini në jetë. Por nuk jam unë! Faji është tek tjetërkush.

Ju filloni të ndiheni sikur ju nuk jeni në kontrollë të jetës suaj. Ju nuk e dini se ku po shkoni, thjesht po ndiqni rrjedhën. Për shkak të influencave të jashtme tek ju.

Kur ju ndiheni se këto forca të jashtme janë më të forta se ju, që ato kanë një efekt të lartë mbi ju, atëherë ju kurrë nuk do ti realizoni ëndrrat e juaja. Nëse ju besoni se jeni një kukull e kontrolluar nga të tjerët, se rrethi juaj ju ka influencuar deri në atë masë, atëherë ju nuk do të arrini kurrë asgjë në jetë.

Ky është momenti që ju duhet të pranoni përgjegjësinë tuaj. Për çdo gjë që ju ka ndodhur në jetë.