Storie Inspirimi

Kazani magjik ku nisi prodhimi i Coca Colës

Coca Cola

Pesëdhjetë vjet më parë, një mjek i moshuar erdhi në qytet nga fshati, e lidhi kalin e tij, u fut qetësisht nga dera e pasme në një farmaci dhe filloi “të bënte disa marrëveshje të vogla” me farmacistin e ri. Misioni i tij ishte i paracaktuar të krijonte pasuri të mëdha për shumë njerëz. Ishte i vendosur të sillte në Jug përfitimin më gjerësisht të përhapur që nga Lufta Civile.

Për më shumë se një orë, mjeku i moshuar dhe nëpunësi biseduan me tonë të  ulëta mbi letrën e recetës. Më pas mjeku u largua. Ai shkoi të kali dhe u kthye përsëri, duke sjellë një kazan modeli të vjetër, një lugë të madhe druri e përdorur për të përzier përmbajtjen e kazanit, dhe i vendosi ato në fund të dyqanit. Nëpunësi kontrolloi kazanin, futi dorën në xhepin e tij të brendshëm, nxori një tufë kartëmonedhash dhe ia dorëzoi mjekut. Tufa kishte saktësisht 500 dollarë, të gjitha kursimet e nëpunësit.

Mjeku i dorëzoi një copë të vogël letre ku ishte shkruar formula sekrete. Fjalët në atë letër të vogël kishin vlerën e një shpërblimi mbretëror. Por jo për mjekun. Këto fjalë magjike ishin të nevojshme për ta vënë kazanin të ziente, ndërkohë që as mjeku e as nëpunësi i ri nuk e dinin se çfarë fati i shkëlqyer ishte paracaktuar të rridhte nga ai kazan.

Mjeku i moshuar ishte i gatshëm ta shiste zbulimin për pesëqind dollarë. Paratë do të paguanin borxhet e tij  dhe do t’i falnin lirinë e mendjes. Nëpunësi po ndërmerrte një shans të madh, duke hedhur kursimet e gjithë jetës së tij në një copës të thjeshtë letre dhe ne një kazan të vjetër. Ai kurrë nuk e kishte ëndërruar se investimi i tij do të fillonte me një kazan të tejmbushur me ar, që do të tejkalonte arritjet e mrekullueshme të Llambës së Aladinit. Ajo çka nëpunësi bleu më të vërtetë, ishte : NJË IDE !

Kazani i vjetër, luga e drunjtë dhe receta sekrete në copën e letrës ishin rastësore.  Arritja e çuditshme e këtij kazani filloi të zhvillohej pasi pronari i ri përzjeu sipas udhëzimeve sekrete një përbërës për të cilin mjeku nuk dinte asgjë.

Kjo histori është histori nga “1001 Netët” dhe është një histori faktesh, e çuditshme sa trillimet, fakte që fillojnë në formën e një ideje. Nëse e keni lexuar me kujdes, jepni me imagjinatën tuaj një provë, mbi atë se çfarë mund të ketë shtuar ky i ri, pra, nëpunësi në kazanin që mbushej plot me ar.

Kjo ide ka prodhuar pasuri të jashtëzakonshme prej ari. Ajo u ka paguar, dhe ende vazhdon t’u paguajë, vlera të mëdha burrave dhe grave në të gjithë botën, të cilët shpërndajnë përmbajtjen e kazanit për miliona njerëz. Kazani i vjetër është tani një nga konsumatorët më të mëdhenj në botë të sheqerit, duke siguruar vende të përhershme pune për mijëra burra dhe gra të angazhuar në rritjen e kallamit të sheqerit, në rafinimin dhe shitjen e tij.

Kazani i Vjetër, konsumon çdo  vit miliona shishe qelqi, duke siguruar vende pune për një numër të madh të punëtorëve. Kazani i Vjetër siguron punësimin për një ushtri nëpunësish, stenografësh, fotokopjuesish dhe ekspertë reklamash në të gjithë globin. Ai i ka sjellë famë dhe pasuri shumë artistëve, që kanë krijuar  fotografi madhështore për të përshkruar produktin. Kazani i Vjetër e ka kthyer një qytet të vogël në Jug në kryeqytetin e biznesit të Jugut, ku tani përfiton drejtpërdrejt  ose tërthorazi çdo biznes, dhe praktikisht çdo banor i qytetit. Ndikimi i kësaj ideje tani begaton çdo vend të civilizuar në botë, duke nxjerrë shuma të vazhdueshme ari për të gjithë  ata që e prekin atë.

Ari i kazanit ndërtoi dhe mirëmban një na universitetet më të shquara të Jugut,ku mijëra të rinj marrin trajnimet e nevojshme për të pasur sukses.

Kazani i Vjetër Magjik ka bërë edhe gjëra të tjera të mrekullueshme. Gjatë depresionit botëror, kur me mijëra fabrika, banka dhe biznese po zvogëloheshin  dhe falimentonin, pronari i këtij Kazani Magjik vazhdoi marshimin duke i dhënë punë të vazhdueshme një ushtrie burrash dhe grash në të gjithë botën duke i paguar shumë të mëdha atyre që kohë më parë kishin besim në atë ode. Nëse produkti i këtij Kazani të Vjetër bronzi mund të fliste, do të tregonte histori romantike emocionuese në çdo gjuhë. Romanca dashurie, romanca biznesi, romanca burrash dhe grash profesionistë, që çdo ditë stimulohen prej tij.

Autori i kësaj recete Kazanin e Vjetër e bleu jo shumë larg nga vendi ku punonte dhe pikërisht aty u njoh edhe me gruan e vet. Dhe, ishte ajo e para që i tregoi atij për Kazanin Magjik. Ishte produkti i atij kazani që ata po pinin, kur ai i kërkoi asaj ta pranonte në të mirë e në të keq.

Tani që e dini se përmbajtja e Kazanit Magjik është një pije me famë botërore, është me vend që autori të tregojë se qyteti nga doli pija, e bashkoi atë me një grua, dhe se vetë pija i siguroi atij nxitjen e mendimit pa e helmuar, dhe kështu shërbeu për t’i dhënë freski mendjes, të cilën autori duhet ta ketë për të realizuar punën e saj më të mirë. Kushdo që jeni, kudo që jetoni, në çfarëdo profesioni që jeni angazhuar, mos harroni, sa herë që  shihni fjalën “Coca Cola”,këtë perandori të pasurisë dhe  ndikimit, dijeni se ajo u rrit nga një ide e vetme dhe se përbërësi misterioz që nëpunësi, Asa Candler, përdori  ishte IMAGJINATA…