Highlight Storie Inspirimi

Karriera dhe biznesi,bëj çdo gjë me dashuri!

dashuri

Forca tërheqëse e dashurisë është ajo që qarkullon gjithë paranë nëpër botë. Dhe, gjithkush që ushqen dashuri për të, duke u ndjerë mirë, është si një magnet për paranë.

Nuk është e nevojshme të fitosh para, për t’ia provuar këtë vetës. Ti je i denjë për aq shumë para sa të nevojiten. Është e shkruar se ti duhet të punosh pasi të jep kënaqësi, të intrigon dhe të emocionin.

Ti punon, pasi ti e dashuron punën. Paraja e ndjekë dashurinë.

Nëse ti punon, psi mendon se kjo është e vetmja mënyrë për të fituar para, por puna që bën nuk të pëlqen aspak, nuk do të fitosh as para ashtu sa do dhe as nuk do të  gjesh punën që dëshiron.

Puna që do ti do të bësh ekziston, dhe e vetmja mënyrë për ta arritur atë është të ushqesh dashuri.

Imagjino dhe jeto sikur ta kishe atë ndërkohë dhe do t’ia arrish. Shiko të mirat në punën tënde që bën, ndërkohë dhe gëzoju atyre, duaji ato, pasi kur ushqen dashuri, të mirat që ti do burojnë.

Puna që ti ëndërron do të trokas te dera.

Edhe nëse nuk e ke të qartë së çfarë dëshiron, gjithçka që duhet të bësh është të ushqesh dashuri nëpërmjet ndjenjave pozitive dhe do të tërheqësh drejt vetës gjithçka të mirë.

Ndjenjat e mira të dashurisë do të të drejtojnë ty drejt qëllimit.

Puna jote e ëndrrave është në frekuencën e dashurisë dhe, që ta arrish atë, duhet të jesh në të njëjtën frekuencë.

Nuk është  suksesi çelësi i lumturisë, por është lumtura çelësi i suksesit!