Highlight Shëndeti

Kanceri; Injektimi i qelizave të shëndosha tek pacientet e sëmurë nga kanceri trajtimi novator që do të shpëtoj miliona jetë në të ardhmen!

kanceri

Kanceri është sëmundja e shekullit, sëmundja e cila më së shumti është studiuar nga shkencëtarët dhe sëmundja më sfiduese e kohës modern. Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave qe prodhojnë 1 tumor ose neoplazmë. Qelizat kancerogjene humbasin specializimin e indit që i përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave të kontrollit që normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave.

Forma më e re e trajtimit të kancerit jep shpresë për miliona njerëz në botë të prekur nga kjo sëmundje. Ideja është tek transplantimi I qelizave imune të personave të shëndoshë tek të sëmurit me kancer. Ky trajtim do të filloj të aplikohet në vitin që po hyjmë.

Trajtimi do  të forcojë sistemet imunitare të pacientëve duke shmangur efektet anësore toksike të tilla si ato të shkaktuara nga kimioterapia.

Ekipi i Institutit Francis Crick në Londër tani dëshiron të krijojë “rezervat imune” të cilat do të jenë “vrasës natyral të kancerit”

Ky hap do t’ju mundësojë onkologëve të urdhërojnë grumbullimi e qelizave imune të cilat do të dërgoheshin në klinika për një kohë të caktuar dhe pastaj të futeshin në pacientë.

Pasi në trup, qelizat do të bashkonin forcat me sistemin imunitar të pacientit për të luftuar tumoret duke përdorur një qasje të natyrshme.

Një trajtim novator për kancerin, i cili transplanton qelizat imunitare tek ata që luftojnë me këtë sëmundje, të cilat sulmojnë qelizat e kancerit, në trupin e një pacienti nga një i huaj mund të shpëtojë miliona jetë në botë.

Profesor Adrian Hayday, kreu i grupit të Laboratorit Immunosurveillance në The Crick, tha për The Telegraph: ‘Ne ende nuk kemi mbërri tek fillimi.  “Por kjo është ajo që po përpiqemi tani”.

Profesor Hayday e përshkroi konceptin si ‘radikal’ por shtoj se kjo është ajo që po ndodhë tani, me qelizat që nuk bëjnë asgjë tjetër përveç rritjes së sistemit imunitar.

Pacientët e kancerit do të fillojnë të marrin infuzionet e para të qelizave të shëndosha që në fillim të vitit të ardhshëm, sipas studiuesve.

Profesor Charlie Sëanton, nga Crick’s Cancer Evolution dhe Laboratori i Gjenomit të Paqëndrueshmërisë, tha: ‘E ardhmja është tepër e ndritshme’.