Highlight Receta

Ju ka marrë malli për çokollatë? Biskotat më të mira në Botë!

çokollatë

E kush nuk e do cokollatën? Natyrisht që asnjëherë nuk duhet ta teprojmë me gjërat e ëmbla. Mirëpo në të rrallë, bën të mbyllim një sy. A po jo?

Nëse ju ka marrë malli për cokollata, atëherë kjo recetë e biskotave është me të vërtetë shumë me shije.

Një shije e mrekullueshme që mund të arrihet me pak përbërës dhe pak mund. Provojini ato tani dhe do t’iu pëlqejnë pa masë!

Biskotat më të mira në Botë, me cokollatë.

Përbërësit:

240 gr cokollatë për gatim;
4 lugë gjelle gjalpë;
2/3 gota miell;
½ e lugës së cajit pluhur për pjekje;
½ e lugës së cajit kripë;
2 vezë të mëdha;
¾ e gotës sheqer;
1 lugë e cajit sheqer vanilje;
150 gr cokollatë e copëtuar.

Mënyra e përgatitjes;

1. Ngroheni furrën në 180 gradë;
2. Shtroni letrën për pjekje.
3. Copëtojeni cokollatën në copë të vogla;
4. Përzini sheqerin, vezët dhe vanilje sheqerin për diku rreth 4 minuta.
5. Shkrijeni cokolllatën për pjekje me pak gjalpë.
6. Shtoni cokollatën në këtë përzierje dhe përzini ngadalë.
7. Në një enë tjetër, përziej miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën. Shtojeni këtë në enën e mëparshme dhe përzini mirë.
8. Shtoni copat e cokollatës së mbetur dhe përziej.
9. Renditni biskotat.
10. Piqni për rreth 12-15 minuta.