Highlight Të tjera

Ju ka lënduar dikush, ja zgjidhja si t’a kaloni këtë moment!

të lënduar

Kur të ndiheni i lënduar nga dikush, zgjidheni atë situatë  sa  më parë. Mos mendoni për të asnjë moment më gjatë sesa që nevojitet.  Bëni diçka lidhur me të. Mos i lejoni vetës që t’i bindeni ose t’i dorëzoheni vetë dhembjes.

Mos u bëni të palumtur dhe të pezmatuar. Posa t’ju lëndohen ndjenjat, bëni sikurse kur ju lëndohet gishti, menjëherë qitni ilaç në vendin e lënduar.

Nëse nuk e bëni këtë , situata mund të keqësohet deri në përmasa të papara. Prandaj, menjëherë vini pak mjete shpirtërore për dezinfektim në vendin e lënduar dhe shqiptojeni lutjen e dashurisë dhe të faljes.

Lirohuni nga ndenja e fyerjes. Në të vërtete, lejoni që t’ju kalojë. Drejtohuni dikujt në të cilin keni besim dhe rrëfehuni, kështu që të mos mbetet as gjurmë ofendimi. E pastaj harrojeni atë.

Thjeshtë, filloni të luteni për personin që i ka lënduar ndjenjat tuaja. Bëjeni këtë gjithnjë derisa të fillojë të zbehet shpirtligësia. Ndonjëherë do të duhej, mbase, të luteni edhe më gjatë për t’u treguar disa rezultate. Binduni që kjo metodë ka treguar rezultatet e veta. Një njëri që u përpoq ta zbatonte këtë metodë, kishte shënuar saktësisht  se sa herë  kishte nevojë që ta bënte këtë  për t’u liruar nga fyerja dhe e arriti paqen. Ai pati nevojë ta bënte këtë gjashtëdhjetë e katër herë. Fjalë për fjalë ofendimin nga vetja me lutje e nxori nga organizimi. Kjo metodë është dëshmuar se vepron.

Dhe, në fund nxitja e pakontrolluar, primitive në ju, e cila shpërthen si  flaka në sipërfaqe, mund të zbutet vetëm nëse i drejtoheni Zotit me këto lutje: “Mu sikurse që je në gjendje të ndryshosh qëndrimet morale të dikujt, unë të lus tash të ndryshosh gjendjen e nervave të mia”

Mbase do të ishte mirë t’i shkruani në një letër të madhe  dhe t’i vendosni në tavolinën tuaj të punës këto rregulla.