Highlight Storie Inspirimi

Bëj kujdes për jetën dhe dashurinë tënde!

kujdes

Në mënyrë që ta ndjesh dashurinë që të rrethon, duhet të jesh vigjilent ndaj saj.

Duhet ta kesh mendjen për gjithçka që të rrethon, përndryshe, shumë gjëra që të pëlqejnë do t’i humbasësh. Duhet të jesh vigjilent të shoshësh apo të dëgjosh ato që të pëlqejnë.

Duhet ta kesh mendjen që, teksa ecën pranë luleve, të ndjeshë aromën e tyre.

Duhet që gjatë ngrënies ta shijosh ushqimin, duke i ndjerë shijet e tij. Nëse kur ecën në rrugë je i përqendruar te mendimet e tua, atëherë ti i humbet të gjitha këto.

Shumicën e kohës, njerëzve iu ndodhë pikërisht kjo. Ata e hipnotizojnë veten me mendjen e tyre, duke u përhumbur e duke mos qenë të vetëdijshëm për atë që i rrethon.

Mos e lërë vetën të përhumbesh në mendime.

E mira është se sa më shumë dashuri jep, aq më shumë i vetëdijshëm bëhesh.
Dashuria t’i hapë sytë.

Ndërsa e bën përpjekje reale për të përthithur gjithçka që të pëlqen në atë që të rrethon, bëhesh gjithnjë e më i vetëdijshëm e vigjilent.

Kthjelltësi e mendjes do të thotë kthjelltësi e pasionit. Prandaj, një mendje e kthjellët dhe e ndritur dashuron me entuziazëm dhe shikon qartë atë që do.

Nëse nuk e mban  mendjen tënde nën kontroll, ajo do të lëshohet si një tren mallrash malit pa drejtues.

Drejtuesi je pikërisht ti. Kështu që merr kontrollin dhe drejtoje atë, duke i treguar se nga do të shkosh.

Mendja jote lëshohet, vetëm në rast se ti e lë të lirë.