Highlight Të tjera

Jetoje çdo moment si të ishte momenti i fundit i jetës tënde!

moment

Jeto me besim, jeto me shpresë, jeto me dashuri, jeto me përpjekje dhe vlerësoje jetën!

Ngrihu nga shtrati çdo mëngjes, me gëzim dhe gjallëri dhe bëj kujdes nga idetë dhe mendimet e gabuara dhe negative që të vijnë në mendje në mëngjes, pasi ato ta programojnë të gjithë ditën që të jetë negative, ose të paktën pasive. Fokusohu tek gjërat e bukura dhe pozitive, filloje ditën me një këndvështrim pozitiv dhe të shëndetshëm ndaj gjërave që të rrethojnë.

Ruaje gjithmonë një buzëqeshje të bukur në fytyrë.

Edhe nëse ndjen se nuk dëshiron të buzëqeshësh, hiqu dhe shtiru sikur po buzëqesh. Pavetëdija nuk mundet të bëjë dallimin mes diçkaje të vërtetë dhe diçkaje të shtirur. Prandaj dhe është e rëndësishme që të vendosësh të jesh i buzëqeshur gjithmonë.

Trego kujdes që të jesh ti iniciatori i përshëndetjes.

Ji dëgjues i vëmendshëm.

Kjo nuk është diçka e lehtë për tu vepruar, por me insistim dhe me kohë, fillon e mësohesh. Prandaj, filloja që tani, mos e ndërprit askënd ndërkohë që po flet, trego vëmendje dhe dëgjoje mirë.

Thirru njerëzve në emrat e tyre:

Besoj se emrat tanë, janë gjëja më e bukur që dëgjojnë veshët tanë nga dikush tjetër. Prandaj, drejtoju njerëzve me emrat e tyre.

Trajtoje çdo njeri si të ishte njeriu më i rëndësishëm në gjithësi:

Jo vetëm që do të ndjesh gëzim dhe lumturi nga kjo, por diçka e tillë do të mundësojë të kesh një rrjet të gjerë miqsh e shokësh, të cilët të kthejnë të njëjtën ndjesi.