Highlight Natyrë & Turizëm

Jetoj në Itali, dhe këto janë 5 fakte që rrallë mund ti gjeni në internet për këtë vend…

Itali

Natasha, 24 vjeçare, jeton në Milano të Italisë për rreth 1 vit tani. Ajo pëlqen shumë të udhëtojë në vende të ndryshme, sidomos të përshkojë Italinë e vendet e saj magjike.

Ajo na tregon disa këshilla shumë të vlefshme për personat që duan ta vizitojnë këtë vend…

Kur duhet të vizitoni Italinë?

Është më së miri të vizitoni Italinë në pranverë. Në këtë mënyrë do të shijoni qytetin, dhe do të jeni larg turmave të turistëve. Natyrisht që varet edhe nga gjeografia. Përderisa sezona e fluksit të turistëve fillon në fund të Marsit, në atë kohë Roma vetëm është e mbushur nga turistët. Nëse dëshironi të vizitoni vendet bregdetare të Italisë, atëherë në Napoli p.sh njerëzit shijojnë detin në fund të Prillit. Ndërsa në Liguria, temperaturat e ujit nuk janë të ngrohta deri në Qershor.

Merrni një veturë me qira;


Italia ka vende magjepsëse, dhe transporti publik me të vërtetë që është mjaft i zhvilluar dhe lehtë mund të arrini në vendet e mëdha turistike me tren apo autobus. Mirëpo fshatrat më piktoresk janë të fshehur nga pamja kryesore si perla të vogla, dhe janë të arritshme vetëm me veturë.

Ku të hani një darkë të shijshme?

Si çdo kund në botë, është më mirë të mos prenotoni në një restaurant afër shesheve kryesore. Gjeni një restaurant ku hanë vendasit. Dhe nëse doni të hani ushqim Italian duhet të provoni patjetër të hani në një agriturismo të paktën një herë.

Mos porositni vetëm pizza dhe pasta në të gjithë Italinë…

Italianët kanë një kuzhinë shumë të pasur, prandaj mos kufizoni veten vetëm tek pastat dhe pizzat. Në Emilia-Romagna, duhet patjetër të provoni ‘piadina’. Pastat më të mira mund ti gjeni në Romë, Lazio apo Umbria. Në Napoli pizza është zgjedhja perfekte ndërsa në Milano porositni Risotto alla Milanese. Në Liguria, duhet patjetër të provoni bukë focaccia, ndërsa në Sicili patjetër duhet të provoni ‘granita’.

Si të kurseni para kur porositni kafe?

Italianët janë të çmendur për kafe. Ju mund të pini kafe shumë të shijshme çdokund. Mirëpo pijeni atë si italianët. Vetëm në banak pasi në këtë mënyrë nuk do të paguani për shërbimin dhe kafeja do të kushtojë vetëm 1 euro. Përndryshe nuk do të gjeni kafe më pak se 3 euro. Po ashtu të gjithë e dinë se në Itali nuk duhet porositur cappuccino pas orës 11.