Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Jeto 100 vjet duke ngrënë këto ushqime

ushqime

Janë pesë vende në tokë që kanë përqindjen më të lartë të njerëzve që jetojnë në 100 vjet të shëndetshëm dhe të lumtur. Ato quhen “Zonat e Zeza” nga autori i National Geographic, Dan Buettner, i cili ka zbuluar sekretet e tyre për një jetë të gjatë në librin e tij “Zgjidhja e Zonave të Zeza: Të hash dhe të jetosh si njeriu më i shëndetshëm në botë”.

Buettner beson se ka  gjetur  përgjigjen e arritjes së një moshë të tillë të vjetër dhe të qënit i shëndetshëm deri në fund. Sipas tij ajo është “dieta”. Për vite me radhë ai ka dëgjuar persona që kanë mbërri moshën 100 vjeçare dhe ka mësuar më shumë për dietat e tyre.

Pa marrë parasysh se në cilin kontinent të botës jetoni ju duhet të dini se janë katër lloj ushqimesh që garantojnë jetëgjatësinë tuaj dhe shëndetin.

Fasulet, zarzavatet, drithërat dhe frutat e thata janë sekreti i jetëgjatësisë.

“Zona të zeza” sipas Buettner janë Greqia, Kosta Rika, Kalifornia dhe Loma Linda.

Ikaria, Greqi

Në ishullin e largët grek në Ikaria, 97 për qind e njerëzve janë mbi 70 vjeç.

Pjata e tyre kryesore përfshin një  luleradhi i egër, i zier si spinaq. Këto zarzavate kanë 10 herë më shumë antioksidantë se vera e kuqe.Qiqra është po ashtu ndër ushqimet e zakonshme  për banorët e këtij vendi dhe themeli i çdo diete të jetëgjatësisë në botë.

 

Kosta Rika

Nicoya Pennisula është vend i njohur plazhet e bukura me rërë, kafshë të egra ekzotike dhe njerëz që duket se i kundërshtojnë kufijtë e moshës. Në Nicoya, rreth 1 në 250 njerëz jetojnë deri  në 100 vjet. Dieta e tyre me oriz, fasule dhe tortila mund të duket e pakuptimtë për dike tjetër, por për banoret e kësaj ane ky është sekreti i të jetuarit gjatë.

Loma Linda, Kaliforni

Një orë në perëndim të Los Anxhelosit është Loma Linda,ku gati gjysma e qytetit i takon Kishës së Shtatë. Është shtëpia e një prej grumbullimeve më të mëdha të  Adventistëve të Ditës së Shtatë në Shtetet e Bashkuara. Shumica e anëtarëve të kishës nuk hanë mish apo peshk dhe nuk prekin kurrë alkool ose cigare. Dhe ata jetojnë rreth shtatë deri në 10 vjet më gjatë se pjesa tjetër e amerikanëve.

Në Loma Linda, hahet shëndetshëm. Ushqimet e tyre kryesore janë fasulet, frutat e thata, bollguri, bukë gruri dhe qumësht nga soja. Ata gjithashtu pinë gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë.Qytetarët e Loma Linda janë gjithmonë në lëvizje, ecin shumë dhe janë shumë aktiv.