Highlight Success ZONE

Jeta e Jackie Chan; Nga një rol “I pa rëndësishëm” në një yll filmi

Jackie Chan

Jackie Chan është një ndër yjet më të njohur të botës së filmit. Ky aktor nga Hong Kong i ka mbajtur audiencat në fije të perit me skenat e tij te mbushura plot Aventura e sfida me një stil unik të gërshetuar mes komedisë dhe aksionit.

Jackie Chan lindi më 7 Prill 1954 në Hong Kong. Babai i tij punonte si një kuzhinier dhe nëna një mirëmbajtëse e shtëpisë për një ambasador francez.

Si një fëmijë me shumë energji Jackie Chan mori emrin “Pao-Pao” që do të thotë gjyle topi.

Përderisa aftësitë e tij të të luftuarit u ngritën, aftësitë e tij akademike ishin shkallë më poshtë. Duke pasur problem me të fokusuarit, ai dështoi në vitin e parë të shkollës.

Jackie mban në mend kur hyri në shkollën e të mësuarit artin luftarak. Për të ishte një magji e vërtetë. Por magjia shpejt filloi të venitej dhe ngjyrat e vërteta të Akademisë filluan të shfaqen… Ishte një vend shumë kompetitiv që kërkonte rreth 18-19 orë trajnim dhe Jackie Chan nuk ishte një nxënës I mirë.

Ai shpesh ngacmohej nga studentët e tjerë dhe ishte i frikësuar nga ta.

Në një periudhë 10 vjeçare Jackie Chan mësoi artet marciale, akrobatikë, këndim dhe aktrim por me një çmim të lartë.

“Çdo natë u trajnuam nga perëndimi i diellit deri në mëngjes dhe çdo kujt që i dukej e lehtë do të rrihej dhe nuk do ti ipej për të ngrënë.” – Jackie Chan

Ai gjithmonë i tha vetës “Mos u dorëzo, një ditë do të kesh sukses!”

Dhe kështu pas shumë përpjekjesh dhe pas shumë pjesëmarrjeve si një rol i parëndësishëm, ai arriti të bëhej një yll kinemaje.